Tayna dhe Kylie Jenner veshin fustanin e njëjtë.
Rep-artistja Tayna i kushton kujdes të madh paraqitjeve publike, për të cilat edhe komentohet shumë.
Së fundi, ajo ndau me ndjekësit disa imazhe, ku u shfaq e veshur me një fustan blu, të ngushtë, në të cilin dukej tejet joshëse.
Me ato fotografi, artistja paralajmëroi diçka të re, por vëmendjen e mori pikërisht fustani, ngase atë e kemi parë më herët në trupin e yllit televiziv.
Bëhet fjalë për Kylie Jenner, e cila dukej tërheqëse në një prej paraqitjeve publike, kur u shfaq me fustanin e njëjtë.
Cilës prej tyre i rri më bukur ky fustan, vlerësojeni vet.

