Mbrëmjen e djeshme Tayna ka konfirmuar bashkëpunimin e saj me artistin ndërkombëtar L’Algerino. Ajo ka ndarë një foto krah artistit në Instastory, teksa titulli i projektit duket të jetë “Moona”.
“Më shpejt nga sa mendoni”-ka shkruar Tayna krah fotos, pa zbuluar datën e lançimit të bashkëpunimit.
Por, çdo dyshim është shuar ditën e sotme dhe po kënga po vjen më shpejt nga sa menduam. Duke postuar një pjesë të këngës në Instastory, ka treguar se kënga do publikohet ditën e nesërme në orën 20:00.
Disa javë më parë menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, zbuloi për media se reperja ka gati dy bashkëpunime ndërkombëtare. Ai shtoi se këngët janë përfunduar, por Covid-19 kishte pamundësuar xhirimet e videoklipeve teksa ne jemi kuriozë se me kë do jetë bashkëpunimi tjetër.
Prej disa javësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së saj. Nuk dihet se si ka dalë nga studio ky regjistrim, por po pëlqehet shumë. Projekti është ritmik dhe shumë i bukur e mund ta dëgjoni më poshtë.
