Në nëntor, supermodelja Halima Aden njoftoi se do të largohej nga industria e modës pasi u detyrua të bënte, sipas saj, compromise me besimin festar për shumë kohë.
Dhe tani ish-modelja ka dhënë intervistën e parë që nga marrja e vendimit për të mos u shfaqur më në pasarelat e modës, duke dhënë detaje se përse hoqi dorë.
Në një intervistës për BBC News, Aden shpjegoi se jo vetëm që po bindjet e saj fetare po kompromentoheshin në momentin që lejtonte dizenjuesit t’ stilonin hixhabin e saj, por gjithashtu vuri re që edhe vajzat që ndiqnin gjurmët e saj kishin vështirësi për ta bërë industrinë e modës të punonte me bindjet e tyre fetare.
“Këto vajza po ndjekin hapat e mia,“– u shpreh ajo, duke shpjeguar se ndiente presion për t’i mbrojtur ato. “Shumë prej tyre janë të reja. Edhe në festat ku merrnin pjesë, gjithmonë më dukej vetja si një motër e madhe që kujdesesha për modelet me hixhab, pasi mund të ishin të rrethuara nga një grup burrash që i ndiqnin. Dhe kjo mua nuk më dukej mirë.”
Krahas kësaj, Aden u ndje e zhgënjyer me anën filantropike të punës së saj, duke zgjedhur të largohej edhe si ambasadore e Unicef.
“Sapo vendosa që kam mbaruar punë me botën e OJQ-ve që përdorën “historinë time të bukur të guximit dhe shpresës”– tregoi ajo.