Pas thashethemeve për lidhjen e saj me reperin ASAP Rocky, këngëtarja ka bërë daljen e parë në publik.
32 vjeçarja u fotografua në New York e cila kishte dal për darke.
Rihanna i ishte përshtatur kohës së ftohtë në qytet me veshjen plot stil. Ajo kishte zgjedhur një bluzë të hapur ku kishte ekspozuar gjoksin teksa vuri në pah reçipetat rrjet. Bluzën e kishte kombinuar me një xhaketë lëkure material gjarpëri dhe një pallto të gjatë.
Në këtë zgjedhje të saj, Rihanna kishte vendosur edhe bizhuteri, unaza dhe një zingjir rreth qafës. Flokët i kishte kapur në pjesën e pasme të kokës, në kokë mbante një kapele sportive. Të gjithë veshjen e përshtati me xhinse dhe një palë take ngjyrë të bardhë.
Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, këngëtarja kishte vendosur edhenjë maskë me ngjyrë të zezë.