Nisma e re e Kendall Jenner revolton rrjetin

Bota e Yjeve

Nisma e re e Kendall Jenner revolton rrjetin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Kendall Jenner

Modelja me famë botërore, Kendall Jenner, ka njoftuar pak ditë më parë lancimin e një marke tekila. Mirëpo, nga ana tjetër duket se jo të gjithë janë të lumtur për këtë fakt.

Jenner, përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram , ka treguar për ndjekësit e saj se ajo ka punuar për rreth 3 vite e gjysmë për markën e saj të quajtur “818” , si dhe konfirmoi se është provuar dhe zhvilluar me një ekip të madh ky produkt.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar kritikat në lidhje me markën e re të supermodeles, pasi fakti që Jenner ka nisur një biznes duke mos patur njohuri nga kultura meksikane, ka bërë që fansat e saj këtë gjë, ta konsiderojnë si të papranueshme. Ato e konsiderojnë këtë si një shembull i përvetësimit kulturor

“Ideja e të personazheve publikë të bardhë që marrin nga artizanët vendas meksikanë dhe përfitojnë nga traditat dhe biznesi bujqësor, por vetëm vizitojnë Cabos dhe Puerto Vallarta për vendet e pushimeve … më duket një mënyrë e gabuar”, shkroi një ndjekës.

Kendall Jenner, me markën e saj të tekilës, i bashkohet listës të së famshme që kanë markat e tyre në këtë sektor, duke përfshirë në këtë listim Nick Jonas, George Clooney dhe Dwayne “The Rock” Johnson.

Image
Kendall Jenner
Foto galeri
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat