Në fillim të muajit shkurt, emisionit “Për’puthen” iu bashkua një djalë i ri, Arsimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai ishte konkurrenti i parë me origjinë nga Maqedonia, por gjatë prezantimit të tij Arsimi tha se prej vitesh jeton e punon në Zvicër.
Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai ishte baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.
Pikërisht i vogli u bë shkak që Arsimi të lërë përfundimisht “Për’puthen”. Ai tha se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.
Djalin e tij, Arsimi e prezantoi edhe para disa ditësh në rrjete sociale. Ai publikoi në Instagram një foto të djalit, teksa të gjithë vunë re ngjashmërinë e madhe që ai kishte me të.
Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimin i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory.
Nuk e dimë kush është vajza që i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë.
Ai ka publikuar në InstaStory dorën e tij me unazën në gisht, teksa shkruan:
“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi.”
Hmm… Menjëherë pas largimit nga emisioni? Mos vallë kjo ishte arsyeja e vërtetë e largimit të tij?
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/21/auto_WhatsApp-Image-2021-03-21-at-12.40.131616331853.jpeg)