Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, na ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë pasi solli në jetë vogëlushen e cila u pagëzua me emrin e veçantë, Gala.
Gjatë kësaj kohë, bukuroshja ka qenë shumë aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku ka dhënë mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes së bebit.
Aktorja nuk e ka problem të prezantojë bekimin e jetës së saj me të gjithë botës dhe mirë bën sepse na kënaqi sytë.
Sot, Eliona na ka qerasur me një foto shumë të lezetshme të të bijës, e cila po ndryshon nga dita në ditë mirëpo ne ende nuk e dallojmë dot se cilit prej prindërve i ngjan.
Gala ka pozuar teksa fle krahas kukullës së saj të parë, ndërsa dita na u ëmbëlsua!