Këngëtarja njihet për stilin e saj ku çdo ditë shfaqet ndryshe.
Dhe, Anxhelina Hadërgjonaj, është aktive me imazhe të shumta në rrjete sociale.
Ndërkohë edhe sot ka postuar fotografi të reja në të cilat ka venë në dukje figurën e saj trupore të pazëvendësueshme.
E veshur me një fustan ngjyrë neoni, Anxhelina Hadëgjonaj ka treguar ngjyrën që ka marrë nga pushimet teksa e ka kombinuar dukjen me një kapele mbi kokë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/13/auto_01628868004.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/13/auto_001628868001.png)
Tutje, ajo mori komente të shumta pozitive derisa nuk i mungoi edhe ai nga nëna e saj, Albërie e cila i ka shkruar: “Plast syri i keq”.
Rikujojmë se, projekti i fundit muzikor i Anxhelina Hadërgjonajt është “Run For”.