Prej disa muajsh, Cozman ka zyrtarizuar lidhjen e tij të re me Fllojën, e cila tashmë është edhe pjesë e postimeve të këngëtarit në rrjete sociale. Vajza nga Prishtina është grimiere dhe kjo ka bërë që jo vetëm dashuria, por edhe profesioni ta bashkojë me Cozman.
Ditën e djeshme, këngëtari publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video, në të cilën shfaqej i ulur, ndërkohë që Flloja merrte produktet e make up-it për ta bërë gati partnerin e saj, pasi tashmë është ajo që kujdeset për imazhin e tij.
Videoja që artisti ndau në rrjete sociale është realizuar gjatë prapaskenave të këngës “Amore”.
“Grimierja jem”, shkroi Cozman krahas videos, duke e shoqëruar atë me një zemër dhe trëndafil të kuq. Të njëjtën video e ka postuar edhe Flloja në Instastory-n e saj, ku me shaka ka i ka thënë Cozman që të mos lëvizë shumë.
Gjatë pushimeve verore të këtij viti, këngëtari zgjodhi që të bëjë bashkë me familjen e tij edhe Fllojën. Ai publikoi një video në Instagram të të gjithëve, duke treguar se gjërat me tij dhe të dashurës, janë bërë serioze.