Dua Lipa ka postuar disa imazhe të reja në profilin zyrtar në instagram.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka marrë vëmendje me pozat e reja ku u shfaq veshur me një jumpsuit të bardhë e transparent.
“Vajza e shfaqjes”, shkroi Dua Lipa në imazhet në të cilat u shfaq si princeshë.
Ndërkohë që këngëtarja dje ka konfirmuar edhe datat e turneut për Australi dhe Zelandë të re.
Ndryshe, kënga “Future Nostalgia” është ajo e cila e ka mbajtur Duan për muaj radhazi në maje te toplistave.