Këngëtarja Loredana Zefi ka ngritur sërish dyshimet për një shtatzëni të dytë. Artistja publikoi dje një fotografi në Instastory dhe të gjithë ndjekësit nisën të aludonin se mund të jetë shtatzënë.
Zefi mbante në dorë një këpucë të vogël dhe krahas imazhit shkroi: “2?”.
Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë se kjo mund të jetë mënyra që Loredana ka zgjedhur për të paralajmëruar një tjetër projekt muzikor. Këngëtarja është nënë e një vajze, Hanës, e cila erdhi në ejtë nga lidhja e saj me reperin Mozzik.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/06/auto_loredana-zefi-11633516625.jpg)
Para disa muajsh, në rrjet u aludua se ish-çifti ishin rikthyer bashkë. Por Loredana reagoi me anë të një postimi në Instagram, ku shpjegoi se nuk mund të ketë një “marrëdhënie të shëndetshme” mes saj dhe këngëtarit.
“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/06/auto_loredana-zefi-31633516628.jpg)
Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin.
Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/06/auto_loredana-zefi-61633516628.jpg)
Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat digjitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/06/auto_loredana-zefi-mozzik-91633516630.jpg)
Mozzik le të ndahet kjo gjë. Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë,”- shkroi Loredana Zefi.