Aktorja e famshme, Priyanka Chopra ka reaguar pas thashethemeve se ajo dhe këngëtari, Nick Jonas ishin ndarë.
Spekulimet nisën pasi Priyanka hoqi mbiemrin e bashkëshortit të saj nga rrjeti social Instagram.
Ndërsa u raportua se çiftin kishin “tensione” në marrëdhënien e tyre.
Por aktorja i dha fund dyshimeve, duke bërë të qartë se Nick Jonas është i saji.
Pasi këngëtari publikoi një video duke u stërvitur, ajo bëri “like” postimin e tij dhe komentoi: “Dreqin! Sapo vdiqa në krahët e tu… ”
Chopra dhe Jonas për shkak të punës së tyre i duhet që të jetojnë edhe në distancë. Në një intervistë për ELLE UK, aktorja foli për mënyrën se si arrijnë ta menaxhojnë martesën në distancë.
“E shohim njëri-tjetrin çdo javë. Kudo që jemi nëpër botë, ne udhëtojmë drejt njëri-tjetrit të paktën 1 herë në muaj dhe qëndrojmë për disa ditë. Ishte rregulli unë kur u martuam. Përndryshe s’do shiheshim kurrë”, rrëfeu ajo.
Aktorja foli edhe për fejesën e tyre, disa muaj pasi nisën lidhjen në vitin 2018: “S’e prisja të më propozonte në atë moment. Ishin dy muaj.”