Lei Krajën nuk e kishim parë të modelonte me fustane nusërie, deri tani.
Me disa story të publikuara në profilin e saj u kuptua se surpriza e radhës nga moderatorja do lidhet ngushtë me nusërimin.
Ajo është shfaqur e veshur me fustanet e Geraldina Sposa.
Dhe meqë afër ka grimieren dhe një staf të plotë, duket që do jetë një nga imazhet e sallonit në sezonin e ri.
Lei ka modeluar shumë jashtë dhe brenda vendit, por kaq të bukur me nurin e nusërisë nuk e kishim parë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/30/auto_17292CFE-2ECD-494C-8220-C5B466FB9369-222x4001643569352.jpeg)