Jessica Alves ka shfaqur rezultatet e ndërhyrjes së saj të tretë me gjoks në foto të reja mahnitëse të shpërndara ekskluzivisht në MailOnline.
Personaliteti televiziv brazilian, 39 vjeçar, i ekspozoi linjat e saj plot formë në një fustan të bardhë të zbukuruar me figura, me detaje me pupla që nxirrte në pah asetet e saj të reja.
Ajo deklaroi “sot unë jam gruaja e ëndrrave të mia!”, përcjell Bota sot.
Jessica tregoi se pavarësisht se ka bërë mbi 100 operacione dhe ka shpenzuar 1 milion funte për kirurgji, gjithçka ia vlen pasi është një investim në lumturinë e saj.
Ajo i tha MailOnline: “Më pëlqen të jem grua dhe ndihem krenare për këtë. Duke u rritur, në mendjen time kisha flokë të gjatë dhe një formë trupore epshore dhe sot jam gruaja e ëndrrave të mia! Dhe kjo është një ndjenjë kaq e mrekullueshme të jem e lumtur me pamjen time”./Botasot