Ajo është sensacioni i muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, që rrallëherë gabon me modën dhe stilin.
Dhe Rita Ora edhe një herë bëri që kokat të kthehen nga ajo të shtunën kur doli për të kryer disa punë në Sydney, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e hitit “Body On Me” dukej sensacionale, e veshur me një bluzë klasike të zezë të shoqëruar me pantallona të gjera me printim leopardi.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/14/auto_ri2-11684082812.jpg)
32-vjeçarja e kompletoi pamjen e saj me një xhaketë të zezë e cila është mjaft në modë.
Rita dukej e përsosur teksa u largua nga kompleksi i saj në periferi lindore, duke fshehur sytë pas një palë syzeve të errëta që tërhiqnin vëmendjen.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/May/14/auto_ri3-11684082813.jpg)
Artistja e lindur në Kosovë dukej se ishte pa makijazh në ditën me diell të Sydneyt dhe i kishte lidhur flokët e saj mbrapa.
Rita mbërriti në Sydney të enjten në mbrëmje me bashkëshortin e saj nga Zelanda e Re, Taika Waititi.