Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Çifti, i krijuar në Big Brother VIP Kosova 2, të shumtën e kohës shihet se e kalojnë së bashku.
Kështu të paktën duket përmes rrjeteve sociale, meqë janë aktiv dhe ndajnë vazhdimisht fotografi për fansat.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/July/21/auto_Screenshot_2024-07-21_1332321721561576.png)
Në një postim të fundit, ka qenë bukuroshja nga Prizreni që i ka bërë një dedikim partnerit.
“Gjithçka e imja”, ka shkruar ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/July/21/auto_Screenshot_2024-07-21_1332241721561577.png)
Dyshja filluan romancën e tyre në Big Brother, ku edhe asokohe ishin shumë të komentuar.
Ish-futbollisti nga ana tjetër u shpall edhe fitues i edicionit të dytë të këtij reality shou.