Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Bota e Yjeve

Paris Hilton shkëlqen me një fustan transparent para ‘Grammys’

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 13:08
Paris Hilton

Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj mahnitëse gjatë një feste para ‘Grammys’ në Los Angeles, ku mori pjesë me një fustan të zi të mbushur me diamante, pa sytjena, dhe një palë stileto të zeza.

43-vjeçarja tregoi një figurë të mrekullueshme duke e përfunduar veshjen me çantë dore të argjendtë dhe vathë argjendi, shkruan DailyMail.

Pasi pozoi për fotografitë, ajo u bashkua me bashkëshortin Carter Reum dhe çifti dukej shumë i dashuruar.

Image
Paris Hilton
Foto galeri

Përveç ngjarjes në tapetin e kuq, Paris gjithashtu shpërndau një moment emocionues në Instagram ku ribashkoi një qen të shpëtuar, Zuzu, me familjen e saj origjinale pas zjarreve në Los Angeles.

Ajo shprehu mirënjohjen për momentin dhe theksoi rëndësinë e kujdesit dhe adoptonit të kafshëve.

Image
Paris Hilton
Foto galeri

Pas shkatërrimeve nga zjarret që i morën shtëpinë në Malibu, Hilton nisi një fond për ndihmën e viktimave, duke kontribuar me 100,000 dollarë (96 mijë euro) dhe duke inkurajuar të tjerët të kontribuojnë gjithashtu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat