Ditën e martë në Hawaii një sërfist është sulmuar nga një peshkaqen ku fatkeqësisht ka humbur jetën pasi nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.
Ky sulm ka pezulluar konkursin e profesionistëve për sërfin në gjirin Honolua.
Sipas zyrtarëve të Qendrës Mjekësore Maui Memorial viktima identiteti i të cilit nuk dihet ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës.
Burri 56-vjeçar nga Lahaina, një qytet në West Maui, në momentin e sulmit ishte duke dalë në gji. Ai menjëherë u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Departamenti i shtetit postoi disa foto në të cilat shihej qartë tabela e sërfit e shkatërruar. Një foto tregoi një shenjë kafshimi nga peshkaqeni që dukej e gjerë 17 inç.
Organizata e sërfit ndau ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimës.