72 milionë e 822 mijë e 545 persona raportohet të jenë infektuar me COVID-19 në botë.
1 milionë e 622 mijë e 14 persona vlerësohet të kenë vdekur nga COVID-19, ndërsa 51 milionë e 34 mijë e 992 persona janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 16 milionë e 752 mijë e 408 raste.
Pastaj, India me 9 milionë e 902 mijë e 262 raste dhe Brazili me 6 milionë e 903 mijë e 833 raste.
Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 46 mijë e909 raste nga 164 mijë e 548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 203 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551.