19-vjeçari inskenon kidnapimin për të mos shkuar në punë

Bota

19-vjeçari inskenon kidnapimin për të mos shkuar në punë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:55
Brandon Soules

Një i ri nga Arizona është akuzuar se ka shpikur kidnapimin që të mos shkojë në punë.

Policia ka thënë se e kanë gjetur Brandon Soules, 19-vjeçar me duart e lidhura dhe me një shami në gojë. Soules u tha policëve se dy njerëz të maskuar e kanë goditur dhe e kanë marrë, e më pas e kanë lënë në një qytet.

Ai më vonë pranoi se e kishte përgatitur historinë për të dalë nga puna e tij në Fabrikën e Gomave pasi policia nuk gjeti prova të krimit.

Soules është dëbuar nga puna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat