Kryeministri pakistanez infektohet me koronavirus

Bota

Kryeministri pakistanez infektohet me koronavirus

Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:04
Imran Khan

Kryeministri Pakistanez Imran Khan ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ministri i shëndetësisë në vend.

Në një postim në Twitter ministri Faisal Sultan, shkruan se kryeministri 68- vjeçar është në gjendje të mirë dhe është vetë izoluar në shtëpinë e tij.

Imran Khan, një ish-kapiten i ekipit kombëtar i cili u bë kryeministër në gusht të 2018, i cili mori dozën e parë të vaksinës vetëm dy ditë më parë.

Kryeministri ka marrë pjesë në takime të vazhdueshme, përfshirë këtu edhe në një konferencë sigurie ne kryeqytetin e Islamabad, e cila u ndoq nga një grumbull i madh njerëzish të pranishëm.

Gjatë kësaj konference kryeministri Pakistanez qëndroi pa maskë të vendosur. Ai gjithashtu mori pjesë në një tubim tjetër për të përuruar një projekt strehimi për njerëzit e varfër ditën e djeshme.

Vaksinimi ndihmon në zhvillimin e imunitetit ndaj virusit, por kërkon zakonisht disa javë që të mund të krijohet mbrojtja e duhur që një person të mos preket nga Covid-19.

Pakistani ka shënuar 13,799 vdekje dhe 623,135 raste të infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat