Një video e publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit i Green Bay-it të Wisconsin-it, shfaq një pemë teksa bëhet copë-copë nga një vetëtima.
Pisha ndodhej afër shkollës së mesme “Wautoma” në në vendin me po të njëjtin emër.
Drejtorja e shkollës, Jennifer Johnson, ka thënë për televizionin WLUK që vetëtima kishte ndodhur pak para orës 08:30 teksa nxënësit e klasave të nënta dhe të dhjeta po bëheshin gati që t’i nënshtroheshin një testi.
Askush nuk ishte lënduar dhe asnjë dëm nuk i kishte ndodhur shkollës.