Një sërfist sulmohet nga peshkaqeni në San Francisko

Bota

Një sërfist sulmohet nga peshkaqeni në San Francisko

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një sërfist u plagos rëndë si pasojë e një sulmi nga një peshkaqen i madh pranë Kalifornisë gjatë të shtunës, një muaj pasi studiuesit zbuluan se numri i grabitqarëve po rritet në rajon.

35-vjeçari ishte në gjendje të notonte deri në breg të plazhit Gray Whale Cove afër San Franciskos, ku ekipet e shpëtimit aplikuan një tunik në këmbën e tij të djathtë, shkruan The Guardian.

I njëjti më vonë u dërgua për rajtim në spitalin e përgjithshëm të Zuckerberg në San Franicisco.

“Ishte vetëm një pickim dhe kishte rreth 10 copëza në pjesën e prapme të kofshës së djathtë”, tha Brian Ham, shefi i batalionit i departamentit të zjarrit në San Mateo për CBS5 të Bay Area.

Në muajin e kaluar, ekologjistë detarë në Universitetin Shtetëror të Montanës zbuluan se një numër i madh i peshkaqenëve ishin në të ashtuquajturin ‘’trekëndësh i kuq’’ në Kaliforninë e Veriut, i cili kalon në veri nga Gjiri Monterey në Gjirin Bodega dhe rreth 20 milje në det në Ishujt Farallon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat