“Lambda” përhapet në 27 vende

Bota

“Lambda” përhapet në 27 vende

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 15:49
Ilustrim

Varianti i ri i Covid, që është emëruar “Lambda” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është përhapur në të paktën 27 vende të ndryshme. Rasti i parë u identifikua në Peru dhe më pas është përhapur në të gjithë Amerikën e Jugut.

Lambda përbënte rreth 82% të rasteve të reja gjatë muajit maj dhe qershor, sipas Organizatës Shëndetësore Pan-amerikane (PAHO). Me 30 qershor, këshilltari rajonal i PAHO për sëmundjet infektive, Jairo Mendez,  tha se varianti ishte zbuluar në tetë vende të Amerikës Latine dhe Karaibe.

Më shumë se 31%  e rasteve në Kili janë të variantit “Lambda”. Mendez tha se nuk ka prova nëse varianti është më i transmetueshëm se variantet e identifikuara deri më tani.

Ndërkohë sipas një studimi, që ende nuk është rishikuar nga kolegët, vaksinat janë efektive kundër variantit Lambda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat