LIVE: Rusia e ashpër, lëshon raketat në qytetet e Ukrainës/ Zelensky takohet me Blinken

Bota

LIVE: Rusia e ashpër, lëshon raketat në qytetet e Ukrainës/ Zelensky takohet me Blinken

Nga: Bota sot Më: 24 prill 2022 Në ora: 06:37 Përditësuar në ora: 09:56 më 24.04.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Nëna dhe foshnja 3-muajshe u vranë në Odesa të Ukrainës nga sulmet ruse

Zyrtarët ukrainas deklaruan se tetë persona u vranë në sulmet nga raketa ruse në Odesa.

Mes viktimave në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Odesës ishte një nënë dhe foshnja e saj tre muajshe, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.

Gazetarët dhe të tjerë kanë postuar në Twitter, foto dhe homazhe të nënës dhe fëmijës.

Myroslava Petsa, një gazetare për Shërbimin ukrainas të BBC-së, tha se nëna quhej Valeria dhe foshnja e saj e porsalindur Kira.

Në një postim në mediet sociale të Valerias, të rishpërndarë nga një gazetar i Kyiv Independent në Twitter, ajo tha se periudha që nga lindja e Kirës i kishte sjellë asaj "një nivel të ri lumturie".

Sulmet me sa duket kishin në shënjestër një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në qytetin port jugor.

Mes rrënojash, gjyshja ukrainase pjek tortën e Pashkëve

Një gjyshe ukrainase ka pjekur një tortë për Pashkët ortodokse mes rrënojave të shtëpisë së saj në një fshat afër Chernihiv.

Olena Koptyl dhe 12 persona të tjerë e kanë kaluar muajin e fundit duke u strehuar nga sulmet ruse në bodrumin e shtëpisë së saj, shkruan Associated Press.

“Festa e Pashkëve nuk sjell asnjë gëzim,” tha ajo, derisa përziente brumin për një tortë të Pashkëve me një recetë tradicionale të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj.

Të krishterët ortodoksë në Ukrainë, Rusi, Greqi, Bullgari dhe vende të tjera festojnë Pashkët Ortodokse , duke dekoruar vezë dhe duke pjekur tortën tradicionale.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte refuzuar të shpallte një armëpushim gjatë festës së Pashkëve Ortodokse.

Polonia i jep shumën e majme Ukrainës: Ata po luftojmë për lirinë dhe për ne

1.6 miliardë dollarë është ndihma e Polonisë kundrejt Ukrainës në furnizimin me armë.

Ka qenë kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ai i cili ka njoftuar se vendi i tij ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, dhe se ndihma ka arritur në 1.6 miliardë dollarë, për mbrojtjen.

“Ukrainasit po luftojnë për ne, për Europën dhe për lirinë. Po luftojnë për paqen në Europë dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm”, ka thënë ai.

Inteligjenca britanike nxjerr detajet e fundit, tregon çka po e pengon luftën ruse ndaj ukrainasve

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Ukraina ka zmbrapsur sulme të shumta ruse përgjatë vijës së kontaktit në rajonin lindor të Donbasit këtë javë.

Kështu bëhet e ditur në përditësimin e fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë: “Pavarësisht se Rusia ka bërë disa përfitime territoriale, rezistenca e Ukrainës ka qenë e fortë në të gjitha akset dhe ka shkaktuar kosto të konsiderueshme për forcat ruse.

Morali i dobët rus dhe koha e kufizuar për të rindërtuar, ripajisur dhe riorganizuar forcat nga ofensivat e mëparshme ka të ngjarë të pengojnë efektivitetin luftarak rus”.

Zelensky: Ukraina shpreson të sigurojë armë të rënda në bisedimet me ShBA-në

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka thënë se Ukraina shpreson të sigurojë armë të rënda në bisedimet me sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes amerikane.

Ai shtoi se furnizimet do të ishin jetike për Ukrainën që përfundimisht të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

“Sapo të kemi më shumë armë, më besoni, ne do të rimarrim territorin, i cili është i pushtuar përkohësisht”, u shpreh ai.

Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se Kievi do të hiqte dorë nga bisedimet me Moskën nëse Rusia shkatërronte popullin e Mariupolit ose organizonte referendume për të krijuar më shumë republika të shkëputura.

Tutje, ai tha se mendonte se Rusia mund të përdorte një armë bërthamore, por se nuk donte të besonte se Moska do ta bënte këtë gjë.

Tetë të vrarë në rajonin lindor të Ukrainës

Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, tha kreu rajonal Serhiy Haidai.

Në një postim në Telegram, ai shkroi se gjashtë persona vdiqën kur qytetet Hirske dhe Zolote u bombarduan të shtunën.

Dy gra u gjetën të vdekura nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, i cili u godit disa ditë më parë.

Haidai thotë gjithashtu se një zyrë policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se tani ishte duke e përqendruar operacionin e saj ushtarak në kapjen e Luhanskut dhe rajoneve fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.

Me qiri në cep të Katedrales, shfaqet sërish Vladimir Putin

Vladimir Putin ka marrë pjesë në një meshë të Pashkëve të zhvilluar nga Kisha Ortodokse Ruse, e cila ka mbështetur fuqishëm atë që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.

Ai qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur.

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 60-të. Ditën e djeshme, pak pas fillimit të festimeve të Pashkëve Ortodokse, Odessa u godit nga një sulm me raketa që la të paktën tetë viktima.

Sot 2 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë/ Zelensky del me mesazhin e fuqishëm

Sot bëhen dy muaj nga fillimi i luftës.

Volodymyr Zelensky mori një moment për të thënë se ishte krenar që ishte udhëheqësi i Ukrainës dhe se gjëja më e rëndësishme ishte që vendi të vazhdojë të jetë ibashkuar.

“Ukraina ka bërë gjithçka, gjithçka, vërtet e besoj këtë. Jemi kaq të bashkuar.

Gjëja më e rëndësishme është që kjo ndjenjë uniteti të mbetet deri në fund të luftës”.

Shefi i OKB-së do të vizitojë Turqinë përpara Moskës dhe Kievit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të vizitojë Turqinë përpara se të shkojë në Moskë dhe Kiev.

Sipas një deklarate të OKB-së, Antonio Guterres do të vizitojë kryeqytetin Ankara të hënën, ku do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan BBC.

Më pas ai do të shkojë në Moskë të martën, ku do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe do të ketë një “drekë pune” me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Ndalesa e tij e fundit është Kievi, ku do të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Turqia vazhdon të shërbejë si ndërmjetëse midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë luftës dhe ka pritur bisedimet e paqes midis dy palëve.

Por vendimi i OKB-së për të vizituar Rusinë përpara Ukrainës është kritikuar nga Zelensky.

“Lufta është në Ukrainë, nuk ka trupa në rrugët e Moskës. Do të ishte logjike të vizitohej së pari Ukraina, që të shikonit pasojat e pushtimit dhe më pas të shkoni në Moskë për të shtruar pyetjet që keni”, tha Zelensky.

Blinken dhe Austin, sot në Kiev

Sipas presidentit të Ukrainës, Zelensky, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë Kievin gjatë ditës së sotme.

Shtëpia e Bardhë, ende nuk ka konfirmuar viziten.

Sipas BBC, Zelensky pritet të kërkojë armë nga zyrtarët Amerikanë.

LEXO edhe: LIVE: Bombardime të mëdha në Ukrainë/ Britania e Madhe paralajmëron Rusinë

"Ne do të flasim për armët që na duhen," tha ai të shtunën.

.(06:28) -Mijëra të vrarë, miliona njerëz të zhvendosur, Rusia vazhdon pushtimin agresivë në Ukrainë

Image

 

Në vetëm tetë javë, Rusia ka bërë që Ukraina ta rijetojë tmerret më të këqija të shekullit të 20-të.

Mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur, qytete të kthyera në gërmadha.

Forcat pushtuese të akuzuara për krime lufte bombarduan maternitetet dhe civilët e fshehur në një teatër. Rrethime urbane, varre masive, bisedime të pafrytshme paqeje.

E megjithatë Rusia nuk ka arritur të pushtojë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë. Forcat ukrainase kanë ngritur një mbrojtje të fortë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar lidership të madh; të dyja e lidhin më ngushtë kombinshkruan BBC.

Por ndërsa forcat ruse rigrupohen në lindje, a mund t'i përballojë Ukraina ato? A munden fuqitë perëndimore të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake dhe të qëndrojnë të bashkuara rreth qëllimeve të përbashkëta të luftës?

Apo koha, lodhja dhe pakësimi i rezervave të municioneve do ta bëjnë dëmin e tyre? Kjo luftë është dy muajshe, por mund të ketë edhe shumë të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat