Kryetari i bashkisë së Dnipros, Borys Filatov, ka thënë në Facebook se të paktën një raketë ruse ka goditur qendrën e qytetit, raporton BBC, përcjell Bota sot.
"Një sulm ka ndodhur mu në qendër të Dnipro. Mos u largoni nga strehimoret! Prisni informacion zyrtar nga administrata ushtarake," tha ai.
Shefi ekzekutiv i hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshyn, ka thënë se objektet hekurudhore të Dnipro janë goditur.
"Një tjetër sulm me raketa ka ndodhur në infrastrukturën hekurudhore në Dnipro. Nuk ka viktima në mesin e punonjësve," tha ai në Telegram.