A po shkon më në fund lufta në Ukrainë, sipas planeve të Vladimir Putinit? Ushtria ruse po përparon aktualisht në Donbas. Nëse ushtria e Putinit do të jetë e aftë të pushtojë qendrat industriale të Ukrainës, dhe ta privojë nga dalja në det, mbijetesa e Ukrainës si një shtet i qëndrueshëm, do të vihej seriozisht në pikëpyetje.
Ky skenar i zymtë është sigurisht i mundshëm. Por nuk është i pashmangshëm. Për taparandaluar Rusinë të arrijë diçka që mund të duket si një fitore në këtë luftë, aleanca perëndimore që mbështet Ukrainën duhet të mbetet e bashkuar, dhe ta rrisë mbështetjen e saj për Kievin.
Lufta mund të anojë sërish në anën e Ukrainës, përpara se të ketë ndonjë perspektivë për një marrëveshje paqeje të pranueshme. Në thelb, lufta në Ukrainë po zhvillohet në 3 fronte dhe midis 3 protagonistëve. Fronti i parë është vetë fusha e betejës. Fronti i dytë është aiekonomik. Dhe fronti i tretë është beteja e vullneteve.
Tre pjesëmarrësit janë Rusia, Ukraina, dhe aleanca perëndimore që e mbështet Ukrainën.
Ukrainasit janë gjithnjë e më nervozë, pasi shqetësohen se mbështetja perëndimore është duke u zbehur. Ata e dinë se në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë, Ukraina është e avantazhuar vetëm në frontin e tretë, në betejën e vullneteve.
Si një vend që lufton për lirinë dhe pavarësinë e tij, ukrainasit janë shumë më të motivuarsesa rusët. Por kur flitet për fuqinë e zjarrit dhe ekonominë, avantazhi anon dukshëm nga Moska. Rusia ka më shumë artileri të rëndë dhe më shumë avionë sesa Ukraina, dhe së fundi po e bën të dukshme këtë epërsi në Donbas.
Ekspertja gjermane Sabine Fischer, thotë në Moskë janë rritur shpresat për një lloj fitoreje në këtë luftë. Rusia ka pësuar shumë viktima, por po ashtu edhe Ukraina. Presidenti VolodymyrZelensky, deklaroi pak ditë më parë se vendi i tij po humbet deri në 100 trupa në ditë.
Por shifra reale mund të jetë edhe më e lartë.
Po ashtu Ukraina ka pësuar dëme ekonomike shumë më serioze sesa Rusia. Ekonomia ruse parashikohet të bjerë me 12–15 për qind këtë vit. Por ekonomia e Ukrainës, më e vogël që në fillim të konfliktit, pritet të tkurret me 45 për qind. Përveç moralit më të lartë se armiku, avantazhi i madh i Ukrainës është mbështetja e Perëndimit.
Nëse aleanca perëndimore u jep ukrainasve armët dhe ndihmën ekonomike që u nevojitet, atëherë bilanci i luftës do të kthehet të anojë sërish drejt Kievit. Delegacioni ukrainas ishte dukshëm shumë nervoz në Forumin Ekonomik Botëror në Davos javën e kaluar, pasi druhet se mund të dobësohet mbështetja perëndimore ndaj Ukrainës.
Ukrainasit janë të alarmuar nga ngadalësia e dërgesave të armëve nga SHBA dhe Gjermania, gjë që po e bën më të vështirë ngadalësimin e avancimit të ushtrisë ruse. Ata shqetësohen se nga shtatori e tutje, vendet perëndimore do të fokusohen më shumë tek problemet e tyre ekonomike sesa mbi gjendjen e rëndë të Ukrainës.
Po ashtu ata kanë frikë se disa vende – ndoshta të udhëhequra nga Franca ose Gjermania – do të gënjehen nga negociatat iluzore për paqe, dhe do ta reduktojnë drastikisht mbështetjen për Ukrainën. Këto shqetësime mund të jenë nxitur me siguri edhe nga telefonata e fundit midis Putint, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës.
Lexo lajmin e plotë KËTU.