LIVE: Vazhdon lufta dhe tmerri në Ukrainë, Zelensky vjen me një mesazh të fuqishëm

Bota

LIVE: Vazhdon lufta dhe tmerri në Ukrainë, Zelensky vjen me një mesazh të fuqishëm

Nga: BOTA SOT Më: 13 qershor 2022 Në ora: 06:20 Përditësuar në ora: 23:53 më 13.06.2022
Volodymyr Zelensky

​Zelensky zotohet të rimarrë Krimenë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka premtuar bashkatdhetarëve të tij se Kievi do të rimarrë gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.

“Flamuri ukrainas do të jetë sërish mbi Jaltë dhe Sudak, mbi Dzhankoy dhe Yevpatoriya”, tha Zelensky në një video-mesazh. “Sigurisht, ne do të çlirojmë edhe Krimenë tone”, shtoi ai.

Ushtria ruse pushtoi gadishullin e Detit të Zi në vitin 2014, kur Ukraina u dobësua pas një ndryshimi të pushtetit dhe nuk mund të ofronte rezistencë. Gjithashtu, u mbajt një referendum i cili nuk njihet ndërkombëtarisht dhe Krimea iu aneksua Rusisë.

Zelensky ka mbrojtur gjithmonë idenë e kthimit të gadishullit, por rrallëherë e ka deklaruar këtë me kaq forcë si një qëllim të kohës së luftës.

Presidenti Zelensky u bëri thirrje qytetarëve të Ukrainës që të mbajnë kontakte me zonat e vendit të pushtuara nga Rusia, si Donetsku apo rajoni i Kharkivit. Zelensky tha se ato zona do të çlirohen përsëri.

“Thuaju atyre se ushtria ukrainase do të vijë, me siguri. Në lindje në Donbasit, ushtria është nën presion. Vendi ka nevojë urgjente për artileri moderne nga partnerët e saj të huaj”, tha Zelensky.

Zelensky kritikon kancelarin gjerman

Presidenti ukrainas i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të tregojë më shumë mbështetje për Kievin, duke e akuzuar atë se është shumë i shqetësuar për pasojat nga Rusia, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".
.
Scholz është kritikuar vazhdimisht se nuk ka mbajtur një qëndrim mjaft të fortë kundër Rusisë gjatë luftës.

Në një intervistë me transmetuesin gjerman ZDF, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kishte nevojë për "siguri" nga Scholz se Gjermania mbështet Ukrainën.

"Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin: nuk mund të ketë një shkëmbim ndërmjet Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë," tha ai.

Kjo vjen pas spekulimeve se kancelari gjerman mund të bëjë udhëtimin e tij të parë në Kiev që nga fillimi i luftës të enjten.

Zëdhënësi i Kremlinit thotë se qëllimi kryesor i Rusisë është të mbrojë Donbasin

Qëllimi kryesor i Rusisë në pushtimin e saj në Ukrainë është të mbrojë republikat e vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

“Në përgjithësi, mbrojtja e republikave është qëllimi kryesor i operacionit special ushtarak”, tha ai, duke përdorur termin e Rusisë për konfliktin – të cilin ajo ka refuzuar ta quajë luftë apo pushtim.

Dy rajonet e shkëputura janë pushtuar nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014, megjithëse pjesë të Luhanskut dhe Donetsk janë ende nën kontrollin e Ukrainës.

Fokusi kryesor i forcave ruse është tani në kapjen e pjesës tjetër të këtyre rajoneve.

Zelensky: Beteja për Severodonetsk është e tmerrshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për Severodonetsk, qytetin me rëndësi strategjike në lindje që forcat ruse janë afër pushtimit të plotë, raporton BBC, përcjell Bota sot.

"Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e tmerrshme," thotë Zelensky në Telegram në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar popullit ukrainas.

Të tre urat që të çojnë në qytet janë shkatërruar, njoftoi guvernatori rajonal më herët këtë mbrëmje.

Trupat ukrainase që mbeten në qytet duhet “të dorëzohen ose të vdesin”, ka thënë një përfaqësues ushtarak i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Një tjetër varr masiv është gjetur në Bucha

Policia rajonale pretendon se shtatë trupa, disa me duar dhe këmbë të lidhura, janë gjetur në një varr pranë qytetit Bucha, në periferi të Kievit, raporton AFP.

“Shtatë civilë u torturuan nga rusët dhe më pas u ekzekutuan në mënyrë frikacake me një plumb në kokë”, ka shkruar në Facebook shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebytov.

"Ky varr u zbulua sot në një zonë ku trupat ruse ishin të vendosura pranë fshatit Myrotske", shkruan ai, duke shtuar se policia "po punon për identifikimin e të tyre".

Qyteti i Buçës u pushtua nga trupat ruse gjatë javëve të para të pushtimit. Pasi qyteti u çlirua në fillim të prillit, u gjetën të paktën 500 trupa të vdekur, shumë prej tyre në varre të improvizuara dhe masive.

Rusia, e cila u tërhoq nga qyteti më 30 mars, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për krime lufte në Bucha - duke këmbëngulur se ato janë "falsifikime" nga Ukraina, e mbështetur nga aleatët e saj në Perëndim.

Të paktën tre të vrarë në sulmin ukrainas në Donetsk

Të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në një sulm me artileri ukrainase në një treg në rajonin separatist ukrainas të Donetskut të mbështetur nga Rusia, thanë zyrtarët atje, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Agjencia e lajmeve Donetsk ka treguar foto të pjesëve të tregut qendror Maisky në flakë dhe trupa në tokë.

"Ne patëm një goditje në treg - kishte shumë njerëz këtu," tha për agjencinë ruse të lajmeve RIA, Yan Gagin, një këshilltar i qeverisë së vetëquajtur separatiste.

Ai thotë se në mesin e të vdekurve është një grua dhe një fëmijë.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportojnë se 18 persona janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këto raporte.

Urat në Severodonetsk tani janë të pakalueshme, thotë udhëheqësi i rajonit të Luhanskut

Të tri urat që lidhin qytetin e sulmuar të Severodonetsk me qytetin e tij binjak Lysychansk në perëndim, tani janë të pakalueshme për automjetet, duke kufizuar ashpër opsionet e evakuimit për ata që përpiqen të largohen nga qyteti dhe rrugët e furnizimit në administrata ushtarake, njofton Serhiy Hayday, kreu i rajonit të Luhansk.

“Urat bënë të mundur bartjen e të paktën disa ngarkesave humanitare, diçka që lidhet me rezervat. Aktualisht është e pamundur të përdoren urat”, tha Hayday, raporton CNN, përcjell "Bota sot".

Një nga tre urat u shkatërruan gjatë fundjavës. Zyra e Hayday shpjegoi se ura e tretë, e cila është goditur nga granatimet e vazhdueshme, tani është e pakalueshme për automjetet.

Shkatërrimi i urave i jep ushtrisë ruse një avantazh tjetër pasi linjat e furnizimit janë ndërprerë, tha Hayday. Marrja e armëve dhe rezervave tani është "e vështirë, por jo e pamundur", tha ai.

Hayday tha se udhëtimi midis Severodonetsk dhe Lysychansk ishte ende i mundur, por nuk u fut në detaje për arsye sigurie.

"Lysychansk tashmë është duke u granatuar shumë fuqishëm, me një kalibër të rëndë [armë], ata po shkatërrojnë gjithçka: si shtabet humanitare ashtu edhe spitalet. Por nga Lysychansk ka ende një mundësi për të evakuuar njerëzit dhe për të marrë mallra humanitare çdo ditë", tha ai.

Hayday tha gjithashtu se forcat ruse "kontrollojnë vërtet pjesën më të madhe të qytetit", duke vlerësuar rreth 70% deri në 80%.

Por ai mohoi pretendimet nga Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut (LPR) se Severodonetsk ka rënë, duke thënë se "kjo nuk është e vërtetë".

“Një pjesë e qytetit ende kontrollohet nga mbrojtësit ukrainas. Nëse do të kishin kontrollin e plotë të qytetit, ushtarët rusë nuk do të kishin vdekur atje”, tha Hayday.

Hayday tha gjithashtu se edhe nëse forcat ukrainase do të rifitonin qytetin, do të ishte e pamundur të "rindërtohet plotësisht infrastruktura para dimrit. E vetmja gjë e mundshme është vendosja e radiatorëve që do të mbajnë temperaturën të ngrohtë në tenda. Dhe po, gjithçka është e prishur. Me ujë, me energji elektrike - do të ketë probleme të mëdha me gjithçka."

Vijojnë sulmet me intensitet të lartë në Severodonetsk

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes më Ukrainë Oleksandr Motuzianyk, ka deklaruar ditën e sotme se luftimet intensive vazhdojnë brenda Severodonetsk, një nga strehët e fundit për Ukrainën në rajonin e Luhansk dhe më gjerësisht, në të gjithë Donbasin lindor të vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes më Ukrainë Oleksandr Motuzianyk, ka deklaruar ditën e sotme se luftimet intensive vazhdojnë brenda Severodonetsk, një nga strehët e fundit për Ukrainën në rajonin e Luhansk dhe më gjerësisht, në të gjithë Donbasin lindor të vendit.

“Armiqësitë me intensitet të lartë vazhdojnë në Severodonetsk, ku trupat ukrainase luftojnë për të zmbrapsur përparimet e Rusisë. Forcat ruse tashmë nën kontrollin e qendrës së qytetit po përdorin në mënyrë aktive artileri, sisteme të shumta raketash” tha ai.

Ai tha se avantazhi i Rusisë është fuqia e tyre ajrore, prandaj po avancojnë, duke shtuar se Rusia po humbet trupat në luftime të armatosura.

“Për sa i përket luftimeve në rrugë në Severodonetsk, forcat ruse po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase, por armiku po pëson humbje të konsiderueshme në njësitë e këmbësorisë së Gardës Ruse dhe forcave të armatosura ruse. Dhe ata po përparojnë vetëm duke përdorur avionë sulmues”tha Motuzianyk.

Më herët të hënën, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se Rusia i kishte shtyrë forcat ukrainase nga qendra e qytetit.

Fillojnë hetimet për vrasjen e 12 mijë ukrainasve

Policia ukrainase ka filluar hetimet për vdekjen e 12 mijë ukrainase, ka bërë të ditur komandanti i policisë së këtij vendi Igor Klimenko.

Hetimet përfshijnë edhe njerëzit vdekur që janë gjetur në varrezat masive, në rrugë e shtëpi.

Klimenko ka theksuar se disa prej vrasjeve masive janë kryer nga pushkë snajper, tanke apo mjete të blinduara ruse.

Megjithatë nuk specifikoi sesa prej të vdekurve janë civilë e sa ushtarë ukrainas.

Kryebashkiaku i Mariupolit: "Tradhtarët" u dhanë rusëve koordinata jetike

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, i cili është larguar nga qyteti ka folur për BBC.

Ai thotë se shkatërrimi i infrastrukturës kritike të qytetit në fillim të pushtimit ishte i mirëkoordinuar.

Ai pretendon se "tradhtarët" ua kaluan koordinatat forcave ruse që herët, raporton BBC, përcjll Bota sot.

“Ata dinin se ku të granatonin. Kishte shumë tradhtarë që jepnin koordinata. Gjithçka që kishim, gjithçka që konsiderohet infrastruktura kritike e qytetit, u shkatërrua në shtatë ditët e para.

"Ka 15 furnizime me energji në qytet. As kryetari i bashkisë nuk e dinte se ku ishin të gjithë. Dhe ata e dinin dhe brenda një jave i shkatërruan të gjitha 15. Qyteti mbeti pa dritë," thotë ai.

Pikat e ujit, linjat e komunikimit dhe magazinat që ruanin ushqime dhe ilaçe ishin gjithashtu në shënjestër, thotë Boichenko.

Ai akuzon "tradhtarët" se janë deputetë të këshillit të qytetit nga partia pro-ruse "Platforma e opozitës - Për Jetën". Ata tani sundojnë qytetin nën pushtimin rus, thotë ai.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat