LIVE: Sulmi terrorist që tronditi Ukrainën/ Johnson me deklaratë të fortë ndaj Putinit

Bota

LIVE: Sulmi terrorist që tronditi Ukrainën/ Johnson me deklaratë të fortë ndaj Putinit

Nga: BOTA SOT Më: 27 qershor 2022 Në ora: 06:11 Përditësuar në ora: 13:53 më 27.06.2022
Raketat goditën qendrën tregtare rreth orës 15:50 me kohën e Ukrainës, thonë zyrtarët në Kremenchuk

Udhëheqësit e G7-ës kërkojnë nga Rusia kalimin e lirë të ushqimit

Udhëheqësit e G7-ës i kanë thënë Rusisë se duhet të lejojë kalimin e ushqimit nga Ukraina.

“Ne i bëjmë thirrje urgjentisht Rusisë që të ndalojë, pa kushte, sulmet e saj në infrastrukturën bujqësore dhe të transportit dhe të mundësojë kalimin e lirë të anijeve bujqësore nga portet ukrainase në Detin e Zi”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët.

Ata shprehën gjithashtu “shqetësim serioz” mbi planet e Rusisë për të ofruar raketa të afta për të bartur koka bërthamore në Bjellorusi në muajt e ardhshëm.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sillet me përgjegjësi dhe të përmbahet”, thanë ata.

G7 është një organizatë e shtatë kombeve më të pasura në botë – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Ekonomitë e tyre të ashtuquajtura “të avancuara” dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar.

Midis tyre, vendet e G7-ës kanë goditur tashmë Rusinë me paketën më të madhe të sanksioneve të vendosura ndonjëherë ndaj një ekonomie të madhe.

Zelensky: Lufta duhet të përfundojë para dimrit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë në Samitin e shtatë vendeve më industrializuara (G7) se ai dëshiron që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë para se të nisë dimri.

Zelensky ka thënë se moti në atë periudhë do ta bënte më të vështirë luftën në fushëbetejë, si dhe u ka bërë thirrje liderëve të G7-ës që të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës para fundit të vitit, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Zelensky u është drejtuar liderëve të G7-ës përmes video-linkut, të cilët janë takuar në Bavari të Gjermanisë.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Zelensky ka kërkuar ndihmë për rindërtim të shtetit, sisteme për mbrojtje, ndihmë për të nxjerrë grurin jashtë shtetit, si dhe garanci për sigurinë.

Mes tjerash, Zelensky ka kërkuar që Perëndimi “të mos ulë presionin” dhe të vazhdojë të ndëshkojë ashpër Rusinë, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se G7 do të “vazhdojë të rrisë presionin mbi Putinin”.

Adresimi i Zelenskyt vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona të tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.

Të dielën, Zelensky ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.

Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës.

Liderët e G7-ës zotohen se do t’i ndihmojnë Ukrainës sado që të ketë nevojë

Pas adresimit të Zelenskyt në samit, liderët e pranishëm kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke u zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, diplomatike, ushtarake dhe humanitare, si dhe do të qëndrojmë me Ukrainën, sado që të ketë nevojë”, kanë thënë liderët.

“Teksa veprojmë kështu, ne jemi të përkushtuar për të demonstruar përgjegjësi globale dhe solidaritet, duke punuar për adresim të ndikimit që ka lufta e Rusisë në botë, sidomos për të cenueshmit”.

Rusia duhet të lejojë lëvizjen e produkteve ushqimore

Liderët e G7-ës i kanë thënë Rusisë, se duhet të mundësojë lëvizjen e lirë të produkteve ushqimore nga Ukraina.

“Ne i bëjmë thirrje urgjente Rusisë që të ndalë sulmet në agrikulturë dhe të mundësojë bartjen e mallrave nga portet ukrainase përmes Detit të Zi”.

Liderët kanë shprehur “shqetësim serioz” për planet e Rusisë që t’i dërgojë Bjellorusisë raketa me kapacitet bërthamor në muajt vijues.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të veprojë me përgjegjësi dhe të tregojë përmbajtje”, kan thënë ata.

Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe t'i mbështesim ukrainasit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka menduar se NATO-ja dhe G7-ta do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”.

Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë.

Edhe aty Zelensky pritet të mbajë një fjalim.

Sulmet në fundjavë

Raketat ruse kanë shënjestruar Kievin dhe qendrën e qytetit Çerkasi, ku të paktën një person ka vdekur.

Me raketa janë sulmuar edhe rajonet e Harkivit, Çernihivit, Zhitomirit dhe Lvivit.

Ushtria ukrainase ka thënë se disa raketa janë lëshuar nga bombardueset Tupolev përmes Detit Kaspik, në distancë prej 1,450 kilometrash.

Disa raketa tjera që janë lëshuar, kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Një banesë nëntëkatëshe në Kiev është shkatërruar në pjesën e sipërme.

Një vajzë shtatëvjeçare është plagosur dhe i është nënshtruar operimit.

Gjendja e saj më pas është thënë të jetë stabile.

Nëna e saj – shtetase ruse – është nxjerrë po ashtu nga rrënojat.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se armët me precizitet të lartë kanë goditur qendrat e trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe ka mohuar se ka sulmuar civilët.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se sulmet kanë qenë përpjekje për të frikësuar Ukrainën para nisjes së Samitit të G7-ës.

Severodonjceku i shndërruar në gërmadha

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e Severodonjcekut, pas disa javësh luftime, që kanë kthyer këtë qytet në gërmadha.

Trupat ukrainase besohet se janë tërhequr në qytetin e afërt Lisiçansk.

Ky qytet është një prej zonave të fundit në rajonin e Luhanskut që kontrollohet ende nga Ukraina.

Luhansku, bashkë me Donjeckun fqinj, formojnë rajonin e Donbasit.

Putin ka thënë se kontrollimi i rajonit të Donbasit është qëllimi kryesor i luftës së Rusisë.

Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

Finlanda dhe Suedia do të diskutojnë me Erdoganin për anëtarësimin e tyre në NATO

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, do të diskutojnë më 28 qershor me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për synimet e tyre për anëtarësim në NATO, të cilat janë bllokuar nga Turqia.

Palët do të zhvillojnë këto bisedime në kuadër të samitit të NATO-s që mbahet këtë vit në Madrid nga 28 deri më 30 qershor.

“Presidenti Niinisto do të takohet nesër në Madrid me presidentin turk Erdogan dhe kryeministren suedeze Andersson, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, ka thënë presidenca finlandeze.

Ai ka thënë se takimit do t’i paraprijë një rund bisedimesh mes zyrtarëve finlandezë, suedezë dhe turq, të ftuar nga NATO-ja në Bruksel”.

Pushtimi rus në Ukrainë ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë që të aplikojnë për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.

Mirëpo presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se është kundër pranimit të këtyre dy shteteve në NATO, duke përmendur atë që e konsideron mbështetje nga ana e tyre për “organizata terroriste”.

Me këtë deklaratë ai u referohet organizatave të ndaluara, Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicisë kurde, Njësitet për Mbrojtje të Popullit (YPG) në Siri.

Lideri turk u ka bërë thirrje Suedisë dhe Finlandës që të heqin embargo për armët, të vendosura kundër Turqisë më 2019, për shkak të ofensivës ushtarake të Ankarasë në Siri.

Erdogan ka dhënë shenja më 25 qershor se nuk është arritur përparim në synimet e Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s, duke i bërë thirrje Stokholmit që të marrë “veprime konkrete”, ashtu që të shuajë shqetësimet e Ankarasë.

Zyrtarët turq kanë thënë se Ankaraja nuk e konsideron samitin në Madrid si afat të fundit për zgjidhje të mospajtimeve të tyre./REL

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë

Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtarë të Partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau, si dhe figura publike, në shenjë hakmarrjeje për hapat e ngjashëm që ka marrë Otava në muajin maj kundër kompanive ruse dhe anëtarëve të tyre.

Ministria e Jashtme ruse në Moskë, ka thënë më 27 qershor se ka sanksionuar qytetarë kanadezë, përfshirë Suzanne Cowan, udhëheqëse e Partisë Liberale të Kanadasë, duke ia pamundësuar hyrjen në Rusi.

Muajin e kaluar, Kanadaja ka vënë sanksione ndaj dhjetëra individëve rusë, duke përfshirë oligarkë dhe zyrtarë të afërt me Kremlinin dhe Ministrinë e Jashtme ruse, si dhe me disa kompani ruse, për shkak të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, shumë shtete perëndimore, përfshirë Kanadanë, kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Këto masa përfshijnë përjashtimin e shumë bankave ruse nga sistemi SWIFT, embargo në eksportet ruse, kufizime në investime, ngrirje të aseteve për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre, si dhe ndalesa në udhëtim për shumë zyrtarë të lartë rusë./REL

Beteja vendimtare, ministri rus i Mbrojtjes shkon në Ukrainën lindore

Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu ka udhëtuar për herë të parë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Ka qenë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë që e ka bërë me dije informacionin, ndërsa nuk bën të qartë nëse Shoigu ka inspektuar ushtrinë në Ukrainë apo nëse ata ishin të gjithë në Rusi.

Megjithatë, mediat ruse raportojnë se Shoigu ndodhej në territoret e pushtuara të Donbasit.

Në postet komanduese, Shoigu thuhet se dëgjoi raporte nga komandantët për situatën aktuale dhe veprimet e Forcave të Armatosura Ruse në zonat kryesore operacionale.

Shoigu shpërndau gjithashtu dekorata – medalje “Ylli i Artë” dhe Urdhrat e Guximit – për ushtarët rusë që “kishin treguar heroizëm dhe përkushtim në misionet ushtarake” në luftën në Ukrainë.

Rusia i kthen pamjet Lysychansk në betejë për Ukrainën lindore

Nga: H.O.

Separatistët e mbështetur nga Rusia thanë se po futeshin në Lysychansk, qyteti i fundit i madh që ende mbahet nga trupat ukrainase në provincën lindore Luhansk, raportoi Reuters të hënën, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Qyteti binjak i Lysychansk, Sievierodonetsk, ra të shtunën në një fitore të fushatës së Moskës për të pushtuar provincat lindore të Luhansk dhe Donetsk në emër të separatistëve pro-rusë.

Agjencia e lajmeve Tass të dielën citoi një zyrtar separatist të thoshte se forcat e Moskës kishin hyrë në Lysychansk nga pesë drejtime dhe po izolonin mbrojtësit ukrainas. Reuters nuk mund ta konfirmonte raportin.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se forcat ruse po përdorin artileri në përpjekje për të shkëputur Lysychansk nga jugu, por nuk përmendi separatistët që hynë në qytet.

Elena, një grua e moshuar nga Lysychansk, ishte në mesin e dhjetëra të evakuuarve që mbërritën në qytetin Pokrovsk të kontrolluar nga ukrainasit me autobus nga zonat e vijës së parë.

“Lysychansk, ishte një tmerr, javën e fundit. Dje nuk duruam dot më”, tha ajo. "Unë tashmë i thashë burrit tim nëse vdes, ju lutem më varrosni pas shtëpisë."

Zelensky: Shtetasi rus, 7 vjeç, u lëndua në sulmin me raketa në Kiev

Nga: H.O.

Më herët, u raportua se kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u godit nga sulmet me raketa, duke lënë një të vdekur dhe pesë të plagosur.

Në fjalimin e tij të përditshëm, Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se njeriu që vdiq ishte 37 vjeç dhe vajza e tij shtatë vjeçare, Zhenya, po merr trajtim në një spital për fëmijë në Kiev.

"Edhe nëna e saj u plagos. Meqë ra fjala, ajo është shtetase e Rusisë. Kjo është ajo. Ajo nuk u kërcënua nga asgjë në vendin tonë, ajo ishte plotësisht e sigurt, derisa vetë Rusia vendosi që gjithçka ishte njësoj armiqësore ndaj tyre tani - gratë. , fëmijë, kopshte, pallate, spitale, hekurudha”, tha ai.

"Raketat goditën gjithashtu rajonin e Mykolaiv, rajonin Chernihiv, Odesa, Cherkasy. Granatimet e artilerisë dhe mortajave nuk u ndalën në rajonin e Kharkiv, në rajonin Sumy, në Donbas, në jug të shtetit tonë."

Zelenskyy gjithashtu iu drejtua njerëzve në Bjellorusi, duke thënë se ata "po tërhiqen në luftë".

"Ju nuk jeni skllevër apo mish topash. Ju nuk duhet të vdisni dhe të pengoni askënd që të vendosë se çfarë ju pret më pas. Unë e di që populli i Bjellorusisë mbështet Ukrainën," shtoi ai.

"Ata na mbështesin ne, sigurisht ne dhe jo luftën. Dhe kjo është arsyeja pse autoritetet ruse duan t'ju tërheqin ju, të gjithë bjellorusët, në luftë, ajo dëshiron të mbjellë urrejtje mes nesh."

Rusia dështon në borxhin e jashtëm për herë të parë që nga viti 1918

Nga: H.O.

Për herë të parë në më shumë se një shekull, Rusia ka dështuar në borxhin e saj sovran në valutë të huaj, një kulm i sanksioneve të Westen që kanë mbyllur rrugët e pagesës për kreditorët jashtë shtetit, shkruan Sky News, transmeton Bota sot.

Në fund të ditës të dielën, periudha e mospagimit për rreth 100 milionë dollarë të pagesës së interesit, që duhej paguar më 27 maj, skadoi, që do të thotë se Rusia dështoi në borxhin.

Që nga marsi, eurobonot e atij vendi po tregtoheshin në nivele të vështira, me rezervat valutore të bankës qendrore të ngrira dhe uljen më të madhe bankare nga sistemi financiar global.

Moska thotë se ndërsa ka para për të mbuluar çdo faturë, ajo është detyruar të mos paguajë.

Një deklaratë zyrtare zakonisht do të vinte nga firmat e vlerësimit, por sanksionet kanë bërë që firmat të tërhiqnin vlerësimet e subjekteve ruse.

Ministri rus i financave e hodhi poshtë situatën të enjten si një "farsë", duke shtuar: "Kushdo mund të deklarojë çfarë të dojë.

"Por kushdo që kupton se çfarë po ndodh e di se kjo nuk është në asnjë mënyrë një parazgjedhje."

Komentet e Anton Siluanov u nxitën nga periudha e hirit që përfundoi të dielën.

Afati 30-ditor u aktivizua kur investitorët nuk arritën të merrnin pagesat e kuponit për obligacionet në dollarë dhe euro në 27 maj.

Me miliarda dollarë në javë që derdhen ende në arkën e shtetit nga eksportet e energjisë, pavarësisht konfliktit të ashpër në Ukrainën lindore, Z. Siluanov përsëriti se vendi ka mjetet dhe vullnetin për të paguar.

Zelensky do t'i drejtohet G7, ndërsa raketat ruse po godasin qytetet

Nga: H.O.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë thirrje për dërgimin e më shumë armëve të rënda kur ai t'i drejtohet grupit të G7 të vendeve të pasura.

Pasoi një breshëri sulmesh raketore ruse në Kiev dhe zona të tjera gjatë fundjavës, të cilat vranë të paktën një.

Në Ukrainën lindore, Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk dhe po synon Lysychansk aty pranë.

Të dielën, Zelensky tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte "një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri dhe përsëri".

Duke folur përmes fjalimit të tij të përditshëm me video, ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat