Armët bërthamore, Britania ia tregon ‘dhëmbët’ Rusisë: Nëse përdoren kundër Ukrainës, do të përballeni me…
Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly ka kërcënuar Moskën se në rast se do të përdorë armë bërthamore kundrejt Ukrainës, do të përballet me pasoja të rënda.
“Dhoma do të ketë vërejtur fjalimin e papërgjegjshëm të Putinit për armët bërthamore dhe pretendimin absurd se Ukraina planifikon të shpërthejë një bombë të pistë radiologjike në territorin e saj. Asnjë vend tjetër nuk po flet për përdorim bërthamor. Asnjë vend nuk po kërcënon Rusinë apo Presidentin Putin”, u shpreh Cleverly në një fjalim në Dhomën e Komunave.
Po ashtu ai u shpreh se presidenti rus Vladimir Putini po “marrte hak” për dështimet e tij ushtarake ndaj civilëve në Ukrainë duke ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë dhe për njerëzit më të varfër në botë duke kërcënuar furnizimet e tyre ushqimore.
“I bëj thirrje Rusisë të ndalojë së penguari këtë nismë jetike që po ndihmon të ushqehen të uriturit në mbarë botën dhe të pajtohet me shtrirjen e saj”, tha Sekretatri britanik.