LIVE: Takimi Biden-Zelensky/ “Ukraina ka sfiduar pritshmëritë e Rusisë në çdo hap”, Biden e siguron për mbështetje Zelenskyn

Bota

LIVE: Takimi Biden-Zelensky/ “Ukraina ka sfiduar pritshmëritë e Rusisë në çdo hap”, Biden e siguron për mbështetje Zelenskyn

Nga: BOTA SOT Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 06:41 Përditësuar në ora: 16:21 më 21.12.2022
Foto nga takimi

“Më mirë sot se nesër”, Putin: Lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme

Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme, sipas CNN.

“Është e qartë se beteja me këto forca, përfshirë ato në Ukrainë, ishin të pashmangshme. Pyetja e vetme ishte se kur do të ndodhte”, tha ai gjatë një takimi të bordit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

“Sigurisht që operacionet ushtarake shoqërohen gjithmonë me tragjedi dhe viktima. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Por meqenëse ishte e pashmangshme, më mirë sot se nesër”, vazhdoi ai.

Ai tha se Rusia do të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë dhe se Moska nuk do të kufizohet për sa i përket financimit të ushtrisë së saj.

SHBA-ja planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ligjvënësit amerikanë prezantuan më 20 dhjetor një projektligj, ku në paketën e shpenzimeve prej 1.7 trilionë dollarësh, përfshihen rreth 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.

Nëse projektligji miratohet, kjo do të ishte ndihma më e madhe amerikane për ukrainasit. Votimi pritet të bëhet para mesnatës së 23 dhjetorit, sipas kohës lokale.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i kishte kërkuar Kongresit në nëntor, që të sigurojë më shumë se 37 miliardë dollarë ndihmë urgjente për këtë shtet.

Dhjetori është koha kur Kongresi amerikan ndanë buxhetin për vitin pasues, dhe nëse kërkesa për ndihmë aprovohet, ajo do të jetë pjesë e paketës për mbështetjen e Qeverisë ukrainase deri në shtatorin e vitit 2023.

Në fillim të nëntorit, SHBA-ja tha se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh.

Pothuasje dyfishi i kësaj shume, 725 milionë dollarë, ishte ndihma që ju dha Ukrainës nga SHBA-ja në fillim të tetorit.

Në po këtë muaj, NATO njoftoi se do të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore dhe ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mbrohet nga sulmet ajrore ruse që po godasin të gjithë vendin.

Në Ukrainë luftimet e ashpra po vazhdojnë në Donjeck, teksa forcat ruse vazhduan sulmet e tyre në lindje.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të qëndrojë në Uashington të mërkurën për t’u takuar presidentin Joe Biden.

Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.

Pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka kaluar ditën e 300-të.

Shërbimet sekrete paralajmërojnë një luftë të re në muajt e parë të vitit 2023: Ja kush do të jetë shteti që do të pësojë fatin e njëjtë si Ukraina

Presidenti i Rusisë Vladimir Putini mesa duket nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën. Rusia ka plane të tjera nëse merr nën zotërim Kievin. Kreu i inteligjencës së Moldavisë Alexandru Musteata ka paralajmëruar për një rrezik "shumë të lartë" të një ofensive ruse që kërcënon pjesën lindore të vendit vitin e ardhshëm. Moska dëshiron të krijojë një korridor tokësor përmes Ukrainës për në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria.

Ajo po i shqyrton disa skenarë për të arritur  në Moldavi  dhe se është e mundur që një ofensivë ruse të nisë  në muajt janar-shkurt, ose më vonë në mars. Kreu i Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë, konfirmuan informacionin nga Ukraina ku gjeneralët e lartë të ushtrisë paralajmëruan për një ofensivë të tillë që mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Çështja nuk është nëse Federata Ruse do të ndërmarrë një avancim të ri drejt territorit të Moldavisë, por kur do ta bëjë këtë?”, tha Musteata gjatë një interviste në kanalin televiziv TVR-Moldova, duke shprehur kështu bindshmërinë që ai ka për një sulm tëmundshëm nga forcat ruse.

Shërbimi i Informacionit dhe Sigurisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se veprimi sulmues rus varet nga zhvillimet e forcave ruse në Ukrainë. Musteata tha se Rusia dëshironte që forcat e saj që pushtuan Ukrainën të lidhen me ato në Transnistria.

Rusia dëshiron të krijojë një korridor në lidhje me një provincë të rebeluar të Moldavisë, Transnistria, e cila është pjesë e Moldavisë dhe de fakto një shtet pa status të qartë njohjeje ndërkombëtare, i dominuar nga popullsia rusisht folesë. Shteti u krijua në shtator 1990 pasi Moldavia shpalli shkëputjen e saj nga Bashkimi Sovjetik. Pastaj një rajon me kryeqytet në Tiraspol deklaroi se dëshiron të qëndrojë në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 2017, rajoni shpalli flamurin e Federatës Ruse të barabartë me flamurin e tij, duke e trajtuar atë si simbolin e tij kombëtar. Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Transnistria është parë nga fqinjët e saj si një pikë e mundshme ndezjeje për shkak të retorikës agresive të Rusisë të shpërndarë në mediat lokale dhe nga autoritetet transnistriane.Moldavia, që tani kërkon lidhje më të ngushta me Perëndimin, ka dënuar pushtimin rus të fqinjit të saj, Ukrainës.

Në Moldavi, gjeografiaështëfati i saj. Është afër BE-së dhe larg Rusisë, megjithëse neutrale dhe zyrtarisht i detyruar të mos anëtarësohet në NATO. Qeveria pro-evropiane e Maia Sandu ende përballet me një opozitë mjaft të fortë pro-rusedhe një krizë afatshkurtër pasi dhjetëra mijëra refugjatë ukrainas hyjnë në Moldavi.

Lufta imperialiste e Putinit

Pra nëse Putini do të fitonte luftën në Ukrainë nuk do të kishte forcë që do të ndalonte atë më.  Cari i Rsuisë duket se tashmë i ka drejtuar shigjetat nga vendet Baltike. Moldavia Polonia Bjellorusia janë vendet që përfliten se mund të jenë nën synimin e Putinit. Por, për shumë analistë si dhe për bashkëpunëtorit e ngushtë të Putinit, Andrei Ilarionov pas Ukrainës radhën mund ta ketë Moldavia. Sipas tij lufta e Putinit është një luftë  kundër perëndimit dhe kundër Evropës. Çdo gjë që ndodh është thjeshtë vazhdimësia e dëshirës imperialiste e Putinit për të pushtuar territoret e vendeve të tjera. Por çfarë e shtyn liderin e Rusisë që tëndërmarrë nisma për të pushtuar vendet e tjera. Kësaj pyetje Ilarionov i përgjigjet në mënyrë shumë interesante. Sipas tij Putin mendon se vetë Zoti i ka dhënë detyra dhe misione të tilla.

Ai beson në një mision historik qëështë krijimi i Rusisë së madhe, thënë ndryshe Rusisë historike që është diçka e ngjashme me Perandorinë Ruse. Putin do të jetë këmbëngulës në përmbushjen e misionit të tij. Nëse ai arrin sukses në Ukrainë më pas ai do ta vazhdojë luftën e tij në Moldavi. Përsëri nuk do të ndalet mbas Moldavisë në listën e tij  do të jetë Bjellorusia e më pas Polonia. Është shprehur Ilarionov.  Këto ambicie imperialiste i kemi parë dhe tek dy liderë të tjerë botërorë ku njëri është Adolf Hitler dhe tjetri është Stalin. Por a do t’i përballoje ekonomia ruse këto luftëra. Ilarionov mendon se ekonomia ruse është mjaft elastike, në të kundërt nga ajo çfarë flitet në media nuk do t’i bjere aq lehtë.

Medvedev takohet me presidentin kinez, dalin diskutimet e rëndësishme

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka postuar sot një video në rrjetet sociale ku është takuar me presidentin kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Pekin.

Çfarë diskutuan Medvedev dhe Xi Jinping?

Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se ai dhe Xi diskutuan “partneritetin strategjik” midis Rusisë dhe Kinës, bashkëpunimin midis dy vendeve dhe konfliktin në Ukrainë.

“Diskutuam bashkëpunimin mes dy Rusisë dhe Kinës, bashkëpunimin dypalësh në kuadër të partneritetit tonë strategjik, duke përfshirë ekonominë dhe prodhimin industrial.

Ne diskutuam gjithashtu çështje ndërkombëtare, siç është konflikti në Ukrainë”, tha në mënyrë specifike Medvedev.

 

Çfarë pritet të ndodhë sot? Vladimir Putin njofton ngjarjen e rëndësishme për Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të mërkurën me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, në të cilin pritet të shpallë synimet ushtarake për vitin 2023, por edhe të vlerësojë ecurinë e operacionit special ushtarak në Ukrainë.

“Më 21 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim me zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Aty do të përmblidhet puna e forcave të armatosura ruse në vitin 2022 dhe do të përcaktohen detyrat për vitin e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

Në takim do të jetë ministri i Mbrojtjes i vendit, Sergei Shoigu, i cili pritet të raportojë për ecurinë e operacionit ushtarak në Ukrainë si dhe rezultatet e aktiviteteve ndërkombëtare të ministrisë.

​Papa Françesku: Le të kujtojmë vuajtjet e fëmijëve ukrainas këtë Krishtlindje

Kreu Suprem i Kishës Katolike, Papa Françesku, u bëri thirrje sot besimtarëve të kujtojnë vuajtjet e fëmijëve ukrainas gjatë Krishtlindjeve, të cilët do t'i kalojnë festat pa energji elektrike dhe ngrohje.

“Shumica e fëmijëve që pashë këtu nuk buzëqeshin më”, tha Papa, duke iu referuar fëmijëve ukrainas që gjetën strehim në Itali.

Që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, Papa shpesh ka bërë thirrje për dhembshuri për vuajtjet e ukrainasve, si të thuash, gjatë çdo fjalimi publik.

“Është e tmerrshme kur një fëmijë humbet aftësinë për të buzëqeshur. “Këta fëmijë bartin tragjedinë e një lufte çnjerëzore dhe të tmerrshme”, tha ai.

Javën e kaluar, Papa u kërkoi besimtarëve të shpenzojnë më pak për festimet dhe dhuratat e Krishtlindjes dhe në vend të kësaj të dërgojnë para në Ukrainë për të ndihmuar qytetarët e saj të mbijetojnë dimrin.

Në tetor, Rusia ndryshoi taktikat e saj të luftës dhe u përqendrua në shkatërrimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dhe vlerësohet se gjysma e sistemit energjetik të vendit tashmë është shkatërruar.

​Zyrtari i NATO-s: Lufta në Ukrainë tregon të ardhmen e luftës

Lufta e vazhdueshme në Ukrainë tregon se si duket e ardhmja e luftës, sipas David van Weel, ndihmës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për sfidat e reja të sigurisë.

Megjithëse armët konvencionale, duke përfshirë tanket dhe artilerinë, dhe taktikat si gërmimi i llogoreve janë përdorur gjerësisht në fushën e betejës, teknologjitë moderne të ofruara për Ukrainën nga aleanca që nga viti 2014 kanë luajtur një rol kyç në rritjen e qëndrueshmërisë së Kievit kundër Moskës, tha David van Weel për Anadolu Agency.

Kur filloi lufta në Ukrainë më 24 shkurt, sulmet ruse nuk ishin të kufizuara në objektiva të prekshëm, tha van Weel, duke nënvizuar se Moska goditi gjithashtu hapësirën kibernetike të vendit.

Ndihma nga NATO, si dhe kompanitë private të teknologjisë, i mundësoi Kievit të zmbrapste përpjekjet ruse, shtoi ai.

Van Weel vuri në dukje se inteligjenca artificiale (AI) gjithashtu forcoi reagimin e ukrainasve ndaj sulmeve duke i informuar ata për vendndodhjen dhe synimet e trupave ruse.

Ai nënvizoi se NATO ka ekosistemin më të zhvilluar të inovacionit, i cili përfshin disa nga universitetet dhe kompanitë më të mira të teknologjisë në botë.

Ajo që është e rëndësishme është përkthimi i potencialit dhe teknologjive të tyre në përdorim ushtarak, tha van Weel, duke shtuar se ky ka qenë një nga prioritetet e aleancës.

I pyetur veçanërisht për dronët e prodhimit turk të përdorur nga Ukraina në fushën e betejës, zyrtari i lartë i NATO-s tha se ata "po luanin një rol të madh në Ukrainë".

Ai nënvizoi se industria e dronëve në Türkiye "është një shembull shumë i mirë i ekosistemit shumë të gjallë të inovacionit që keni këtu".

"Është një shembull i mirë se çfarë mund të bëjë inovacioni në luftën e ditëve moderne."

Grossi shkon në Rusi për të diskutuar rreth centralit bërthamor në Zaporizhja

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, do ta vizitojë Rusinë më 22 dhjetor për të diskutuar mbi krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor në Zaporizhja në jug të Ukrainës, njofton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Ky central bërthamor, ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore.

Grossi kishte takuar në tetor presidentin rus, Vladimir Putinin, në kuadër të përpjekjeve të Agjencisë që udhëheq, për të parandaluar një aksident.

Putin i kishte thënë Grossit që ai është “i hapur për dialog” rreth centralit bërthamor në Zaporizhja, dhe se situata është “shqetësuese”.

Javën e kaluar ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.

Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të gjitha centralet është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.

Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë.

Rusët nisin sulme me mortaja në zonat kufitare të rajonit Sumy

Trupat ruse nisën sulme me mortaja në një komunitet kufitar në rajonin Sumy.

Deklarata përkatëse u bë nga shefi i Administratës Ushtarake Rajonale Sumy, Dmytro Zhyvytskyi në Telegram.

“Sot rusët kanë granatuar komunitetin Znob-Novhorodske me mortaja. Nëntëmbëdhjetë predha mortajash shpërthyen brenda zonave kufitare. Nuk u raportuan viktima apo shkatërrime”, shkroi Zhyvytskyi.

Lexo edhe Shpërthim i madh në Rusi, tre të vdekur – Ukraina në alarm: Rusia mund të përgatisë ofenzivë në Bjellorusi

Një kujtesë se, më 20 dhjetor 2022, rojet kufitare ukrainase rrëzuan një dron zbulues armik në rajonin Sumy.

Katër anije nisen nga portet detare të Ukrainës për në Afrikë

Katër anije të ngarkuara me 129,000 tonë produkte bujqësore ukrainase u larguan nga portet detare të rajonit të Odesës.

“Iniciativa e grurit, katër anije me 129,000 tonë produkte bujqësore të destinuara për në Afrikë, Azi dhe Evropë u larguan nga portet e rajonit të Odesa,” postoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës në Facebook .

Në veçanti, transportuesi me shumicë INCE ATLANTIC, i cili do të dërgojë 44,000 tonë grurë në Kenia u largua sot nga porti i rajonit të Odesës. Kjo është tashmë anija e tretë e ngarkuar me grurë ukrainas që niset për në këtë vend afrikan.

Aktualisht, 27 anije janë duke pritur në portet e rajonit të Odesës, në të cilat do të ngarkohen me 1 milion ton produkte bujqësore ukrainase. Dy anije me 63,000 tonë produkte bujqësore po lëvizin përgjatë korridorit të grurit. Që nga 19 dhjetori, 80 anije janë në pritje të inspektimit në Bosfor.

Që nga 1 gushti, 569 anije janë larguar nga portet e rajonit të Odesës, duke transportuar 14.3 milionë tonë ushqim ukrainas në vendet aziatike, evropiane dhe afrikane.

Siç është raportuar, në Stamboll më 17 nëntor, Ukraina, OKB dhe Turqia ranë dakord të zgjasin iniciativën për transportin e sigurt të produkteve bujqësore përmes Detit të Zi edhe për 120 ditë të tjera. Iniciativa filloi punën më 22 korrik dhe anija e parë me ushqime ukrainase në kuadër të saj u largua nga porti i Odesës më 1 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat