LIVE: Luftimet vazhdojnë edhe në Krishtlindje, Putini “plas” deklaratën tronditëse - çka po ndodhë në Rusi

Bota

LIVE: Luftimet vazhdojnë edhe në Krishtlindje, Putini “plas” deklaratën tronditëse - çka po ndodhë në Rusi

Nga: Bota sot Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 07:06 Përditësuar në ora: 22:52 më 25.12.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Putin thotë se Moska është gati për bisedime, por sulmet në Ukrainë vazhdojnë

Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Rusia është gati për bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, megjithëse ndërkohë ky vend po përballet me sulme të mëtejshme nga forcat ruse – një shenjë e qartë kjo se paqja nuk është e afërt.

Presidenti rus tha gjatë një interviste televizive, pasazhe të së cilës u qarkulluan pasditen e së dielës, se Rusia është “e përgatitur për të negociuar disa kushte të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces”.

Ai tha se “nuk jemi ne që refuzojmë bisedimet, por janë ata” – diçka që Kremlini e ka përsëritur gjatë muajve të fundit, ndërkohë që sulmi 10-mujor i forcave ruse vazhdon të humbasë intensitetin.

Lajmin e plotë lexojeni KETU

​Ukraina mori 1.5 miliardë dollarë nga aleatët e saj për të rindërtuar sektorin e energjisë

Kryeministri ukrainas Denis Shmykhal tha sot se mbështetja për sektorin energjetik të Ukrainës nga partnerët arrin në rreth 1.5 miliardë dollarë.

Ai shtoi se 200 kamionë me pajisje për riparimin e infrastrukturës së dëmtuar tashmë kanë mbërritur në Ukrainë, raportoi Kiev Independent.

Shmykhal theksoi se Kievi mori 30 miliardë dollarë ndihmë nga aleatët dhe se vetëm vendet e G7 do të ndihmojnë me 32 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se vetëm Britania e Madhe i kishte dhënë Ukrainës 900 gjeneratorë për ta ndihmuar atë të kalonte sezonin e ngrohjes.

Më 9 dhjetor, Franca dërgoi 100 gjeneratorë. Sipas të dhënave nga Shkolla Ekonomike e Kievit, Rusia i ka shkaktuar dëme infrastrukturës energjetike të Ukrainës në vlerën 6.8 miliardë dollarë.

Lufta në Ukrainë, Erdogan me deklaratë befasuese: Perëndimi nuk kërkon ndërmjetësim, por provokon

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se “Perëndimi vetëm provokoi dhe nuk u përpoq të ndërmjetësonte krizën në Ukrainë”. 

Kjo deklaratë e liderit turk u bë gjatë një takim me të rinjtë në Erzurume, raporton “RIA Novosti”.

“Perëndimi vetëm sa ka intensifikuar elementet e provokimit dhe nuk është përpjekur të jetë ndërmjetës” mes dy palëve. 

Ne si Turqi e kemi marrë këtë rol, në veçanti në lidhje me korridorin e grurit të Detit të Zi", shtoi Erdogan.

Besnikja e Putin feston ditëlindjen e 47-të, publikohen fotot e ‘çuditshme’ dhe vulgare të zëdhënëses ruse

Marija Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse dhe asistente besnike e Putinit, festoi dje 47-vjetorin e lindjes dhe fotot e dasmës së saj mjaft të çuditshme po përhapen sërish në rrjetet sociale.

Dasma u zhvillua në vitin 2005, nuk kishte të ftuar, por në sfond shihet një foto e Vladimir Putin.

Para disa vitesh, Zaharova ndau një foto dasme në profilin e saj në Facebook për të shënuar përvjetorin. Por më pas ajo publikoi vetëm foton e saj portret.

Disa ditë më vonë, fotografi Nikolai Komisarov, i cili u punësua nga Zakharova sepse ishte i punësuar në konsullatën ruse në Nju Jork, publikoi fotot e mbetura sepse mendonte se i lejohej ta bënte këtë. Mirëpo, më vonë ai tha se Zaharova edhe e kërcënoi për shkak të fotove të publikuara.

Fotot e saj të dasmës janë mjaft vulgare. Nusja vesh një fustan nuseje të bardhë të shkurtër, çorape të bardha dhe doreza të gjata. Ajo gjithashtu ka vetulla shumë të holla të vizatuara me laps, dhe një limuzinë e bardhë është marrë me qira për të porsamartuar.

Burri i saj është biznesmeni Andrej Zakharov. Ata u martuan më 7 nëntor 2005 në Nju Jork, ku Zaharova ishte e punësuar në atë kohë. Dasma është fotografuar në konsullatën ruse, ndaj në sfondin e fotove shihet portreti i presidentit rus Putin.

Zaharova më pas tha se partneri i saj nuk jeton në SHBA, por ka ardhur në SHBA për t'u martuar. Ajo gjithashtu zbuloi se kishte "mjaft të ftuar, vetëm dy" në dasmë. Sot, Zaharët kanë një vajzë, Marijana , e cila ka lindur në vitin 2010.

Që nga viti 2015, Marija Vladimirovna Zakharova është zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse. Ajo njihet për kritikat e vazhdueshme të NATO-s dhe ofrimin e përgjigjeve të diskutueshme ndaj pyetjeve të gazetarëve rreth pushtimit rus të Ukrainës.

Pak ditë para fillimit të pushtimit, ajo u tall me mediat perëndimore, të cilat njoftuan se Rusia po përgatitej për luftë me Ukrainën. Ajo me tallje pyeti se kur do të sulmonte Rusia, në mënyrë që të dinte se kur të planifikonte pushimet e saj vjetore.

Një ditë para pushtimit, Bashkimi Evropian e quajti atë një figurë qendrore të propagandës ruse, sepse ajo inkurajoi publikisht sulmin ndaj Ukrainës. Së bashku me disa figura të tjera të njohura mediatike, ajo u fut në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në vendet e BE-së dhe u bllokuan të gjitha pasuritë.

Në vitin 2016, ajo bëri shaka për hebrenjtë në televizionin shtetëror rus dhe tha se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA ishin rezultat i një komploti hebre rus. Madje ajo foli me një theks stereotip hebre, gjë që tërhoqi kritika të ashpra.

Putin plas deklaratën tronditëse: 99.9 përqind e qytetarëve gati të sakrifikojnë gjithçka për atdheun

Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar se 99.9 përqind e qytetarëve rusë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për Atdheun.

Në një deklaratë për televizionin rus Rossiya-1 Putin tha se kjo e siguron sërish për atë që Rusia dhe qytetarët e saj janë.

“Sa i përket shumicës, rreth 99.9% e qytetarëve tanë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për Atdheun. Kjo më siguron përsëri se Rusia është një vend i veçantë dhe ka njerëz të veçantë”, tha lideri rus.

Presidenti shtoi se një fakt i tillë është konfirmuar gjatë të gjithë historisë së Rusisë.

“Po ndodh sërish sot”, tha ai, ndërsa në lidhje me rusët të cilët nuk janë pjesë e kësaj shumice, sipas tij ka gjithmonë njerëz që veprojnë në bazë të interesave të tyre.

 

​ISW: Ngadalësohet ofensiva ruse në Bahkmut

Ofensiva e Rusisë në rajonin Bakhmut të Ukrainës lindore është ngadalësuar ditët e fundit, thanë analistët në Institutin për Studimin e Luftës (ISW).

Në raportin e tij të fundit mbi luftën në Ukrainë, Instituti për Studime të Luftës tha se blogerët ushtarakë rusë "pranuan se luftëtarët ukrainas kanë arritur të ngadalësojnë pak përparimin e forcave ruse rreth Bakhmutit dhe vendbanimeve përreth".

Një bloger ushtarak rus pretendon se forcat ukrainase kanë shtyrë njësitë e kompanisë ushtarake private ruse Wagner në pozicionet që mbanin ditë më parë, thuhet në raport.

Më herët, burime ukrainase njoftuan në mediat sociale se forcat e tyre i kishin shtyrë plotësisht forcat ruse nga periferia lindore e Bakhmut të mërkurën.

ISW vlerëson se forcat ruse në nëntor dhe dhjetor, në përgjithësi, bënë pak më pak përparim sesa në tetor.

Për herë të dytë brenda ditës së Krishtlindjeve, alarm për sulm ajror në Ukrainë

Një alarm mbarëkombëtar për sulm ajror ka rënë në Ukrainë, për herë të dytë brenda ditës së Krishtlindjes.

Sky News shkruan se sirenat u ndezën në të gjithë vendin, por deri më tani nuk janë raportuar për dëme.

Që prej 24 shkurtit Ukrainë është në luftë, pas sulmit që iu bë nga Rusia. Kjo është krishtlindja e parë që ata po kalojnë në luftë.

Shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe bombardimet ruse nuk kanë reshtur që prej nisjes së luftës, e cila ka lënë pasoja të rënda.

Putini thotë se Rusia është e gatshme të negociojë për luftën në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin këmbëngulë se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës, por se akuzon Ukrainës dhe Perëndimin që “po refuzojnë” të bëjnë kompromise.

“Jemi të gatshëm të negociojmë më të gjithë të përfshirët për një zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata – ne nuk jemi ata që po refuzojmë të negociojmë, por janë ata”, shtoi presidenti rus.

Komentet e tij nuk kanë gjasa të përfaqësojnë një lëvizje reale, pasi duket se Rusia nuk është ende e gatshme të tërheqë trupat e saj nga Ukraina – diçka që Kievi ka thënë se është një parakusht për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve.

“Besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, ne po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të mbrojmë qytetarët tanë”, tha ndër tjera Putin.

Moska ka këmbëngulur se i ashtuquajturi “operacion i saj special ushtarak”, synon të mbrojë njerëzit që flasin rusisht në Ukrainë.

Megjithatë, Ukraina dhe Perëndimi thonë se qëllimi i pushtimit ishte të merrte kontrollin e vendit.

Batalioni i tankeve të Ukrainës nisen drejt vijës së frontit, godasin pozicionet e ushtrisë rusë

Ukrainasit janë të vendosur të çlirojnë tërësisht Bakhmutin, ku po zhvillohen luftime të ashpra kundër forcave pushtuese ruse.

Atje pothuajse 24 orë në ditë ndodhin luftime, ku si pasojë e kësaj qyteti është shndërruar i tëri në rrënoja, dhe nuk ka as edhe një objekt që nuk është shkatërruar.

Një batalion i tankeve ukrainase është filmuar nga ajri, duke u nisur në fushëbetejë dhe duke goditur pozicionet e rusëve.

E tërë beteja zhvillohet në një zonë të gjelbëruar, ku shihen tanket në kolonë duke lëvizur drejt fushëbetejës dhe në një moment fillojnë t’i gjuajnë pozicionet e rusëve.

Në videon e publikuar më poshtë shihen shpërthime të fuqishme dhe mjete të blinduara, që janë shkatërruar nga tanket e ushtrisë ukrainase.

Zelenskyn: E dimë për çfarë po luftojmë, liria do të kthehet në Ukrainë

Ukraina do t'u kthejë lirinë të gjithë burrave dhe grave të vendit, tha presidenti i Ukrainës, në prag të Krishtlindjeve.

"Dikush do ta takojë këtë Krishtlindje në robëri, por le të kujtojë se ne po vijmë edhe për popullin tonë, do t'ua kthejmë lirinë të gjithë burrave dhe grave ukrainase," tha Volodymyr Zelensky në një deklaratë.

Zelensky kishte një urim për Krishtlindjet për të krishterët ortodoksë të ritit perëndimor. “Fatkeqësisht, të gjitha festat kanë një shije të hidhur për ne këtë vit. Dhe ne mund ta ndiejmë frymën tradicionale të Krishtlindjes ndryshe”, tha ai.

Duke vënë në dukje se lufta kundër Rusisë në Ukrainë ka vazhduar për tetë vjet, ai tha se ata do të vazhdojnë të luftojnë për besimin dhe lirinë e tyre.

“Ne duruam sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror, sulme me raketa. Le të durojmë këtë dimër sepse e dimë se për çfarë po luftojmë”, tha ai.

Ai tha se lotët do të zëvendësohen nga gëzimi, shpresa do të vijë pas dëshpërimit dhe vdekja do të mposhtet nga jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat