Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një raketë ruse S-300 goditi një muze në qendër të Kupiansk, në Ukrainën lindore.
Mediet e huaja bëjnë me dije se viktima është një punonjës i muzeut. Presidenti Volodymyr Zelensky shkroi në rrjetet sociale se dyshohet që të tjerë persona të jenë të varrosur nën rrënoja.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes të postuara nga Zelensky në Twitter, shihen ndihmës duke u ngjitur mbi mbeturinat për të kërkuar individët e zhdukur.
“Ne duhet ta sjellim Rusinë para drejtësisë si në fushën e betejës ashtu edhe me dënime të drejta gjyqësore për terroristët“- shkruan Zelensky.
Kupiansk shtrihet në rajonin Kharkiv të Ukrainës dhe është një qendër e rëndësishme hekurudhore që u pushtua nga forcat ruse për muaj të tërë pasi ata nisën sulmet ndaj Ukrainës në shkurt 2022, por që u rikuperua nga forcat ukrainase në shtator.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në pushtimin e saj në Ukrainë, i cili deri më tani ka vrarë mijëra dhe ka çrrënjosur miliona të tjerë nga shtëpitë e tyre.
Kupyansk, local history museum. 🇷🇺 missile strike. So far, it is known about the dead employee of the museum and ten wounded. There are still people under the rubble.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 25, 2023
The terrorist country is doing everything to destroy 🇺🇦 completely. We have no right to forget about it for a… pic.twitter.com/U2bt5RtxnL