LIVE: Dodik takohet me Putinin - Alarmohet Rusia, thotë se bombardues amerikanë iu afruan kufirit rus mbi Detin Baltik!

Bota

LIVE: Dodik takohet me Putinin - Alarmohet Rusia, thotë se bombardues amerikanë iu afruan kufirit rus mbi Detin Baltik!

Më: 23 maj 2023 Në ora: 07:15 Përditësuar në ora: 20:33 më 23.05.2023
Foto ilustrim

Dodik takohet me Putinin, pamjet publikohen nga televizioni i afërt me politikanin serb nga Bosnja e Hercegovina që është nën sanksionet e SHBA-së

Lideri i serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, është takuar sot me presidentin rus Vladimir Putin.

Ai është ndër politikanët e paktë për të mos thënë i vetmi në rajon dhe Evropë, që po takohet me Putinin që kur filloi pushtimin rus në Ukrainë.

Pavarësisht se është futur nën sanksionet e SHBA-ve për shkak të veprimeve të tij radikale dhe nxitjen e urrejtjes dhe kërcënimet për luftë, Dodik ka ritheksuar gjatë takimit me Putinit, se Republika Srpska mbetet me orientim pro-rus.

Derisa agresioni rus në Ukrainë po vazhdon, Dodik gjatë bisedës me Putinin theksoi se Republika Srpska ka patur presione të mëdha nga Perëndimi për shkak të mbështetjes së Rusisë.

“Nuk kemi lejuar të merren vendime zyrtare për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe për këtë nga partnerët perëndimorë kemi patur presion dhe kanë anuluar projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi vendosur të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

 

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se bombarduesit amerikanë zbuluan afrimin e kufirit mbi Detin Baltik

Dy bombardues amerikanë janë zbuluar duke iu afruar kufirit rus mbi Detin Baltik, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, përcjell Bota sot.

Ata thonë se një avion luftarak u përpoq për të kapur dy bombarduesit dhe për të parandaluar çdo inkursion në kufi.

Avionët u përshkruan si "bombardues strategjikë të Forcave Ajrore të SHBA" dhe nuk e kaluan kufirin, sipas zyrtarëve rusë.

Forcat Ajrore të SHBA-së operojnë tre lloje të bombarduesve strategjikë, B-52 Stratofortress gjigant, B-1 Lancer dhe stealthy B-2 Spirit.

Shpërthime në ndërtesën e FSB-së ruse në Belgorod

Mbrëmjen e kaluar janë regjistruar disa shpërthime në ndërtesën e FSB-së në Belgorod të Rusisë, që gjendet pranë kufirit me Ukrainën.

Në po të njëjtën ditë një njësi e vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve kishin sulmuar këtë vend.

Mediat ruse raportojnë se në Belgorod janë sulmuar ndërtesat ku gjenden ministria e Brendshme dhe FSB-ja (shërbimi sekret rus).

“Në Belgorod cak i sulmeve ishin ministria e Brendshme dhe FSB-ja”, tha një nga mediat ruse.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase publikoi mbrëmë pamjet e vullnetarëve rusë “liri për Rusinë”, që po bëheshin gati për operacionin ushtarak në rajonin e Belgorodit.

Ata u futën në disa fshatra me mjete të ndryshme të blinduara, duke arritur për pak qaste të marrin nën kontroll katër prej tyre.

Kryengritësit u mundën pas bastisjes së rrallë ndërkufitare

Banorëve në rajonin Belgorod të Rusisë, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve atje, u është kërkuar që të mos kthehen ende, përcjell Bota sot.

Zyrtarët rusë thonë se një grup i armatosur "sabotues" kaloi nga Ukraina dhe sulmoi lagjen Grayvoronsky pranë kufirit të hënën.

Moska pretendon se tani ka mundur ata që janë përgjegjës.

Kievi mohon se ishte i përfshirë dhe tha se pas inkursionit qëndronin shtetas rusë nga dy grupe paraushtarake.

Nuk raportohet për të vdekur nga luftimet, por besohet se një numër i njerëzve janë plagosur.

Kjo përfshin dy civilë në mesin e atyre që janë evakuuar, tha të martën guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov.

Rusia ka nisur një hetim terrorizmi për këtë çështje.

Ministria e Mbrojtjes publikoi më vonë një deklaratë në Telegram ku thuhej se "formacionet nacionaliste" ishin "bllokuar dhe mposhtur" nga forcat ruse dhe se më shumë se 70 "terroristë ukrainas" ishin vrarë. Pjesa tjetër thuhet se u kthyen në Ukrainë, tha ministria.

Gladkov shtoi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dronët gjatë natës, duke dëmtuar ndërtesat.

BBC ka verifikuar se një ndërtesë e përdorur nga agjencia kryesore e sigurisë ruse, FSB, ishte në mesin e të goditurve. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi dëmin.

Z. Gladkov tha se njerëzit në disa fshatra ishin evakuuar dhe paralajmëroi ata që kishin ikur nga shtëpitë e tyre të mos ktheheshin ende, pasi forcat ruse kryen atë që ai e përshkroi si një operacion "pastrimi".

I dërguari i posaçëm kinez do të vizitojë Rusinë më 26 maj

I dërguari i posaçëm kinez për çështjet e Euroazisë, Li Hui do të vizitojë Rusinë më 26 maj, raportoi TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar, përcjell Bota sot.

Li ka qenë në një turne të zgjatur në Ukrainë, Poloni, Francë dhe Gjermani.

Javën e kaluar, ai u bë zyrtari më i lartë kinez që vizitoi Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë.

Më herët të martën, Kryeministri i Kinës Li Qiang tha se Pekini është i gatshëm të zgjerojë shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me Moskën në një letër urimi drejtuar Forumit të Biznesit Kinë-Rusi, i cili po mbahet në Shangai.

Paralajmëron Medvedev: Armët perëndimore për Ukrainën, një hap drejt apokalipsit bërthamor

Ish presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Perëndimin, duke thënë se dërgimi i armëve në Ukrainë do të ketë pasoja të mëdha, duke cituar rrezikun e një “apokalipsi bërthamor”.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se mohimi i përfshirjes së Kievit në një inkursion të armatosur në rajonin kufitar rus të Bolgorodit ishte “gënjeshtër”.

Grupet e armatosura ruse që mbështesin Kievin në luftë kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në rajonin rus të Bolgorodit.

“Është mjaft e habitshme për ne që u desh kaq shumë kohë që kryengritësit rusë dhe partizanët rusë të bëhen më aktivë në drejtim të përpjekjes për të hequr qafe regjimin terrorist që po i shkakton vdekje dhe shkatërrim Ukrainës, dhe po izolon Rusinë ndërkombëtarisht,” tha një zyrtar ukrainas.

“Mbi 200,000 ushtarë rusë janë vrarë, dhe mesa duket  situate ka shkuar aty ku nuk mban më”, tha një këshilltar i ministrit të mbrojtjes së Ukrainës, Yuriy Sak.

Zbulohet vila luksoze e Vladimir Putinit në Finlandë, brenda saj gjendet një kuti misterioze

Presidenti rus Vladimir Putin zotëron një vilë luksoze peshkimi në Finlandë, por nuk ka gjasa ta përdorë ndonjëherë atë.

Vila e braktisur ndodhet në bregun e liqenit Saimaa në Finlandën juglindore, e cila është ndërtuar për Putinin nga miku i tij i ngushtë dhe për të janë shpenzuar rreth 3.2 milionë dollarë, shkruan media e pavarur ruse Insider. Vila trekatëshe ka një ashensor, një bodrum vere, një garazh nëntokësor, një sauna, një pishinë private, një dhomë bilardo, një zyrë dhe tetë tualete. Por rezidenca nuk u përfundua kurrë, thotë gazetari i Insajderit Sergej Kanev.

Kanev hyn në ndërtesën e braktisur nga një derë e hapur. Brendësia është e mbushur me skela, materiale ndërtimi, pllaka, shkallë, sende të bardha dhe mobilje. Gjithçka duket sikur mjeshtrit sapo janë larguar nga kantieri.

Gazetarët hasën gjithashtu në një kuti misterioze në të cilën shkruhet në rusisht:

"Mos i prekni këto kuti pa lejen time".

Ndërtimi i vilës u financua nga një mik i vjetër i Putinit nga Universiteti Shtetëror i Leningradit, Viktor Khmarin, i cili tani po lobon për liderin rus. Gjatë studimeve, ata shkonin së bashku në festa dhe ishin partnerë në mundje. Khmarin tani është CEO i kompanisë më të madhe të hidrocentraleve në Rusi dhe është i martuar me kushëririn e Putinit, sipas Forbes. Khmarin ndërtoi kabinën luksoze në Finlandë në mënyrë që Putini të mund të kalonte më shumë kohë me të.

Ndërtesa kryesore kushtoi rreth 541 mijë dollarë, shtëpia e sigurimit 216 mijë dollarë, materialet e ndërtimit kushtojnë 432 mijë dollarë, si dhe ka ura të ndryshme prej druri, shtigje dhe një shtëpi peshkatari që zbukurojnë ambientin.

“Lista e zezë” e Rusisë, si Vladimir Putin ndëshkoi rivalët e mikut të tij Donald Trump, ja emrat që u shpallën “non grata”

Rusia ka shpallur së fundmi një listë me 500 qytetarë amerikanë të cilëve iu është ndaluar hyrja në vend, dhe në mesin e tyre ishte edhe ish-Presidenti amerikan Barack Obama. Lista me 500 persona “non grata” ishte përgjigje ndaj sanksioneve më të fundit të vendosura ndaj Moskës nga SHBA dhe përfshin disa republikanë të shquar, duke përfshirë senatorët Katie Britt nga Alabama dhe JD Vance nga Ohio, si dhe guvernatoren e Arkansas, Sarah Huckabee Sanders.

Megjithatë, disa nga figurat në listë janë përplasur më herët me Donald Trump, ish-presidentin amerikan, i cili nuk ka patur asnjë kritikë për presidentin rus Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë, madje e ka komplimentuar liderin rus në shumë raste.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila ka hetuar dhe paditur Trump për mashtrim të dyshuar, dhe Sekretari i Shtetit të Gjeorgjisë, Brad Raffensperger, i cili thuhet se injoroi presionin nga Trump për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ishin në listë. Gjithashtu u sanksionua edhe Jack Smith, këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë që mbikëqyr hetimin mbi përpjekjet e Trump për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Një person tjetër ishte toger Michael Byrd, oficeri i policisë së Kapitolit të SHBA që qëlloi protestuesin pro-Trump Ashli Babbitt gjatë sulmit të 6 janarit 2021. Edhe pse Byrd nuk ka asnjë lidhje publike me Rusinë, ai u quajt "bandit" nga Trump.

"Askush nga Fox News apo e djathta ekstreme nuk po sanksionohet," shkroi ekonomisti suedez Anders Aslund në “Kyiv Post”.

Alarm në Kremlin, lufta po futet brenda Rusisë, helikopterët rusë në veprim pranë kufirit

Kievi mohon vazhdimisht se ka nisur kundërofensiva pranverore e shumëpritur. Megjithatë, duket se tani lufta e tyre është futur brenda Rusisë, dhe këtë nuk dihet si do të mund ta mohojë. Ditët e fundit qytetarët e provincës ruse të Belgorodit mundën të vunë re se diçka e çuditshme po ndodhte në qytet. Sirenat e paralajmërimit ajror u aktivizuan në kryeqytet, ndërsa guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov, pranoi në Ria Novosti se disa qytete u bombarduan nga forcat e Kievit. Madje, nga disa pamje, tregohen lëvizjet edhe në anën ruse të kufirit. Kështu filloi të qarkullonin thashethemet për lëvizje të mundshme të trupave ukrainase brenda territorit rus, që nëse janë të vërteta, do të jenë një pike kthese në luftë.

Reagimi i Rusisë

Konfirmimi i parë erdhi nga përfaqësuesi i qeverisë provinciale në Belgorod, sipas të cilit, u regjistrua hyrja e "grupeve të diversantëve dhe zbulimit të ushtrisë ukrainase" në territorin rus. Guvernatori saktësoi se është në kontakt me autoritetet qendrore dhe forcat e sigurisë, dhe “po punonin për të zmbrapsur armikun". Asnjë konfirmim nuk ka ardhur nga Kievi. Megjithatë, u fol për një aksion të kryer nga grupet ruse armiqësore ndaj Vladimir Putinit. "Inkursioni nga territori ukrainas në rajonin Belgorod të Rusisëkryhet vetëm nga milicitë ruse që i përkasin dy organizatave, Liria për Rusinë dhe Trupat Vullnetare Ruse", tha përfaqësuesi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andriy Yusov për gazetën Suspilne.Sakaq, zëdhënësi Dmitri Peskov tha se Presidenti Putin është vazhdimisht i informuar për atë që po ndodh në Belgorod dhe po studiohen planet për një reagim të menjëhershëm ndaj veprimit ukrainas. “Operacioni në Kiev, - komentoi Peskov - është një operacion i zbatuar për të larguar vëmendjen nga disfata e pësuar në Bakhmut”. Ndërkohë nga pamjet që qarkullojnë në internet vihen re helikopterët rusë në veprim.

Operacionet ukrainase

Përleshje janë raportuar edhe në vendndodhjen kufitare të Grayvoron. Në orët e fundit, imazhet e qarkulluara në Twitter dhe Telegram konfirmojnë luftimet në zonën pranë kufirit me Ukrainën. Raportet flasin gjithashtu për një aksident me një helikopter rus i cili u rrëzua, për shkaqe të paspecifikuara, në rajonin e Belgorodit. Postimet nga luftëtarët rusë pro-Kiev treguan foto të tabelave të rrugëve në Lyubimovka, Bezlyudovka dhe Churovichi,  shumëafër kufirit. Automjetet pro-ukrainase u nisën më pas nga rajoni Sumy, për të arritur më pas në kufirin Grayvoron. Zona e prekur nga operacionet ndodhet në lindje të qytetit të Belgorod. Nga ana tjetër, nuk u regjistruan lëvizje në jug të Belgorodit, ku provinca kufizohet me rajonin e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe një zonë e bombarduar rëndë edhe ditët e fundit. Nga ana tjetër, nuk ka konfirmime për operacione në rajonin tjetër rus të prekur potencialisht nga veprimet pro-Kievit, pra në Bryansk.

Motivetet e Ukrainës

Sipas Kremlinit, grupet pro-Kievitpo vepronin sipas udhëzimeve të Ukrainës për të shpërqendruar opinionin publik nga disfata e Bakhmut, një qytet në Donbas, i konsideruar tërësisht në duart e Rusisë. Por pas aksionit të orëve të fundit mund të ketë edhe synime të tjera. Para së gjithash, siç deklaruan vetë zyrtarët ukrainas, ajo e krijimit të një zone tampon në zonën e Belgorodit. Dhe kjo është për të shmangur bombardimet e mëtejshme të Kharkiv dhe për të siguruar qytetin e dytë ukrainas dhe rajonin Sumy.Mund të ketë gjithashtu objektiva të lidhura me kundërsulmin e shumëpriturpër të rimarrë territoret ukrainase që janë aktualisht në duart e Rusisë. Veprime të tilla përçarëse në Belgorod e detyrojnë Moskën të forcojë garnizonet ushtarake brenda territorit të saj dhe përgjatë zonave të tjera kufitare me Ukrainën. Rezultati do të ishte shpërqendrimi i sa më shumë ushtarëve rusë nga zonat e prekura potencialisht nga kundërofensiva. Dhe në fund, ndikon edhe faktori psikologjik, shumë i rëndësishëm në luftë. Nuk duhet anashkaluar pasi futja e konfliktit brenda kufijve të vet mund të ketë një efekt të dëmshëm për trupat ruse, por edhe për qytetarët.

Gjermania po shqyrton opsionet për trajnimin e ukrainasve me avionë F-16

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, thotë se Gjermania po shikon opsione për të mbështetur një koalicion vendesh që planifikojnë t’i trajnojnë pilotët ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16.

Lajmi u njoftua nga Aljazeera.

Ai shtoi se çdo kontribut i mundshëm gjerman mund të jetë i vogël.

Kjo pasi vetë Gjermania nuk zotëron avionin e prodhuar në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat