LIVE: “Nuk do gjakderdhje ruse”, ndalet Wagneri - Bideni flet me Macronin, Sunakun e Steinmeier për situatën në Rusi

Bota

LIVE: “Nuk do gjakderdhje ruse”, ndalet Wagneri - Bideni flet me Macronin, Sunakun e Steinmeier për situatën në Rusi

Nga: Bota sot Më: 24 qershor 2023 Në ora: 06:17 Përditësuar në ora: 19:53 më 24.06.2023
Ushatrët e Wagner-it

Bideni flet me Macronin, Sunakun e Steinmeier për situatën në Rusi, përsëritin mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka folur me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidentin gjerman, Frank-Wlter Steinmeier dhe kryeministrin britanik, Rishi Sunak për situatën në Rusi.

Biden me treshen evropiane diskutoi trazirat me të cilat po përballet presidenti rus, Vladimir Putin, teksa Wagneri po lëviz drejt Moskës.

“Udhëheqësit diskutuan situatën në Rusi. Ata pohuan gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Skynews.

Ndërsa, autoritetet ruse janë alarmuar pasi thuhet se trupate Wagnerit do të arrijnë në Moskë së shpejti.

Në disa pamje të publikuara në rrjetin social Telegram shihet se autoritetet ruse kanë nisur t’i zhvendosin urat për ta parandaluar hyrjen e trupave Wagner në kryeqytet.

Prigozhin konfirmon se trupat e tij po tërhiqen, thotë se e bëri për të “shmangur gjakderdhjen”

Bjellorusia ka njoftuar se kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka rënë dakord për të de-përshkallëzuar situatën në Rusi.

Tani, Prigozhin ka lëshuar një video mesazh duke konfirmuar se trupat e tij po kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”, shkruan Skynews.

Ai thotë se “ka dhënë urdhrin për t’u kthyer për shkak të rrezikut të derdhjes së gjakut”.

Putin u jep një shans mercenarëve të Wagner, amnisti nëse ata dorëzohen

Autoritetet ruse thuhet se u kanë ofruar rebelëve të ëagner-it një amnisti nëse ata dorëzohen. Agjecia shtetërore e lajmeve Tass raporton duke cituar një ligjvënës se luftëtarëve të Wagner u është premtuar një amnisti nëse ata hedhin armët, por ata duhet të veprojnë shpejt.

“Luftëtarët e ëagnerit ende mund të dorëzojnë armët dhe të shmangin ndëshkimin duke pasur parasysh arritjet e tyre gjatë operacionit special ushtarak (në Ukrainë), por ata duhet ta bëjnë atë shpejt,” ka thënë ligjvënësi Pavel Krasheninnikov.

Presidenca turke ndërkohë konfirmoi se presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, foli me telefon me Vladimir Putin të shtunën dhe i kërkoi atij që të vepronte me sens të përbashkët.

Ai tha se të dy diskutuan zhvillimet e fundit në Rusi dhe Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të bënte pjesën e saj për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje paqësore të situatës.

Qiejt mbi qytetin e Moskës po patrullohen nga helikopterët ushtarakë

Qiejt mbi qytetin e Moskës në Rusi po patrullohen në mënyrë aktive nga helikopterët ushtarakë sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.

Grupi mercenar rus Wagner i ka mësyrë Moskës, pasi kreu i saj Yvgeny Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake se ka bombarduar me raketa kampin e saj.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se “situata është e vështirë” në deklaratën e tij të postuar në Telegram.

Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim.

​Rusia rrit masat e sigurisë në autostradën në hyrje të Moskës

Një video e shpërndarë tregon se sot janë shtuar masat e sigurisë në autostradën drejt kryeqytetit rus, Moskë pas përleshjeve të fundit midis Rusisë dhe grupit paraushtarak Wagner.

Numri i autokolonave të automjeteve ushtarake dhe kamionëve, është rritur në hyrje të Moskës nga autostrada federale M4, e cila lidh Rostov-on-Don dhe kryeqytetin.

Për shkak të masave të shtuara të sigurisë në rajon, ka pasur bllokim trafiku në disa pjesë të autostradës.

Të shtunën, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti, pasi luftëtarët e tij paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e luftëtarëve të tij, një pretendim që Moska e mohon.

Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoygu se nuk i kanë furnizuar me armë të mjaftueshme grupit të tij paraushtarak.

Wagner ka luftuar së bashku me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë.

Rusia nisi "operacionin e saj special ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Avioni i qeverisë rus largohet nga Moska.. më pas zhduket nga sistemet e gjurmimit

Një avion, i konfirmuar se ishte një nga ata të përdorur nga qeveria ruse, është ngritur dhe më pas ka fikur transponderin e tij rreth 20 minuta më vonë në orën 11:39, që do të thotë se nuk mund të gjurmohet më, përcjell Bota sot.

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se kush është në të dhe pse ishte në ajër, vetëm se po shkonte në veriperëndim, në drejtim të Shën Petersburgut.

Agjencia e lajmeve RIA raporton se presidenti Putin po punon në Kremlin.

Wagner drejt Moskës, fillon evakuimi i ndërtesave publike në kryeqytetin rus

BBC Rusia ka raportuar për evakuime të ndërtesave publike në të gjithë Moskën ndërsa grupi Wagner është duke përparuar.

Gjithashtu, edhe muzetë pranë Kremlinit po evakuohen në Moskë.

Ka pasur raporte gjatë orëve të fundit për evakuimin e Galerisë Tretyakov, Muzeut Pushkin dhe Shtëpisë së Kulturës GES-2.

Qendra tregtare Mega Belaya Dacha dhe qendra tregtare Kvartal u evakuuan gjithashtu në Moskë.

Bjellorusia në anën e Rusisë: Konfliktet e brendshme janë një dhuratë për Perëndimin

Këshilli i Sigurimit i Bjellorusisë tha sot se Minsku është ende një aleat i Rusisë dhe se grindjet e brendshme është një “dhuratë” për Perëndimin, duke paralajmëruar se kjo mund të jetë një katastrofë.

Ky njoftim u lëshua në përgjigje të “rebelimit të grupit Wagner në Rusi”.

“Çdo provokim, çdo konflikt i brendshëm në qarqet ushtarake apo politike, në fushën e informacionit apo në shoqërinë civile është një dhuratë për Perëndimin kolektiv”, thotë Ministria e Jashtme Bjelloruse, duke cituar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Minskut.

Letonia mbyll kufirin për rusët

Vendet në mbarë botën po reagojnë ndaj krizës që po shpaloset në Rusi – me fqinjët e saj më të afërt duke ndërmarrë hapat të menjëhershëm.

Letonia – e cila pa një fluks rusësh të arratisur kur filloi lufta në Ukrainë vitin e kaluar – ka mbyllur kufirin e saj me Rusinë, shkruan BBC.

Në një postim në Twitter, ministri i Jashtëm tha se hyrja për këdo që largohet “për shkak të ngjarjeve aktuale” nuk do të lejohet për hyrje.

Edhe Estonia ka thënë se po forcon sigurinë përgjatë kufirit të saj, me kryeministren Kaja Kallas që shtoi se ajo ishte në “kontakt të ngushtë” me homologët e saj letonez, lituanez dhe finlandez.

Shumë vende të tjera – përfshirë Poloninë, Britaninë e Madhe dhe SHBA – kanë thënë gjithashtu se po monitorojnë nga afër situatën.

Guvernatori i Lipetsk konfirmon se Wagner po lëviz nëpër rajon

Guvernatori i rajonit të Lipetsk, Igor Artamonov, ka konfirmuar se Wagner po lëviz "pajisje" në rajon, prëcjell Bota sot.

Siç e përmendëm më parë, një video e mediave sociale - të cilën BBC e verifikoi - tregoi një kolonë Wagner me automjete të armatosura që udhëtonte në rajonin e Lipetsk, i cili ndodhet midis qytetit të Voronezh dhe Moskës.

Duke shkruar në mediat sociale, Artamonov tha: "Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet... po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll."

Artamonov gjithashtu u kujtoi banorëve se "ata këshillohen fuqimisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet me çdo mjet".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat