Banorët e Rripit të Gazës kanë treguar se aeroplanët izraelitë kanë nisur një seri sulmesh ajrore, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, raporton agjencia AP.
Ushtria izraelite ka nisur tërheqjen e trupave të martën nga një bastion i militantëve në Bregun Perëndimor, kanë bërë të ditur zyrtarët e sigurisë, duke i dhënë fund operacionit intensiv dyditor që la të vdekur të paktën 13 palestinezë e dëbuan mijëra tjerë.
Megjithatë, luftimet sporadike mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë, kanë vazhduar në disa pjesë të kampit Jenin, ku është vonuar tërheqja e trupave izraelite.
Ushtria ka njoftuar së një ushtar u vra të martën vonë, mirëpo nuk dha detaje të mëtejshme.