Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se përfundimi i ndihmave humanitare për territoret palestineze do të ishte “plotësisht i gabuar”.
Para nisjes së një takimi të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për të diskutuar nëse nuk do të ndalen ndihmat për Palestinën në mes të konfliktit, Baerbock tha se “do të ishte krejtësisht e gabuar tani të ndalohej ndihma jetike humanitare për popullsinë civile”.
“Miliona njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë, në territoret palestineze, varen nga ne për ushqim, ujë dhe ilaçe”, shtoi ajo.
Vërejtjet e Baerbock vijnë pasi zyrtari i Komisionit Oliver Varhelyi tha të hënën se ndihma e BE-së do të ndërpritet.
Por Spanja, Portugalia, Luksemburgu dhe Irlanda reaguan shpejt për vendimin i cili bëri që Komisioni të njoftonte se ndihma humanitare për Palestinën do të vazhdonte, shkruan Al Jazeera.