Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për shkarkimin e dy komandantëve të lartë ushtarakë, sipas Reuters.
Umerov e bëri këtë koment në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, shkruan The Guardian, përcjell “Bota sot”.
Ai po pyetej për raportet se komandanti i forcave të përbashkëta Serhiy Nayev dhe Oleksandr Tarnavskyi, shefi i komandës ushtarake të Ukrainës "Tavria", mund të shkarkoheshin.
“Më duhet të them se vendimi nuk është marrë ende, por ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të përmirësuar efikasitetin,” u tha ai gazetarëve.