Groenlanda ka paraqitur plane për të ndaluar donacionet e huaja dhe anonime për partitë e saj politike pas një kërcënimi “shqetësues”.
Lëvizja vjen pasi administrata Trump ka këmbëngulur se presidenti amerikan është serioz për marrjen e kontrollit të ishullit Arktik, shkruan Sky News.
Të hënën, qeveria e Groenlandës paraqiti një propozim urgjent për të mbrojtur “integritetin e saj politik” në përgatitjen e zgjedhjeve që do të zhvillohen deri më 6 prill.
Qeveria deklaroi se donacionet e huaja ose anonime “mund të shtrembërojnë plotësisht mundësinë e partive grenlandeze që të marrin pjesë në një fushatë zgjedhore”.