Kopshtar në fermën e kanabisit në këmbim të ushqimit dhe strehimit, fundoset futbollisti shqiptar

Diaspora

Kopshtar në fermën e kanabisit në këmbim të ushqimit dhe strehimit, fundoset futbollisti shqiptar

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:48
Ilustrim

Një i ri shqiptar është dënuar me  18 muaj burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap në një fabrikë kanabisi me vlerë 72,500 £ të ngritur në një rrugë periferike të  Keighley.

Shtetasi me inicialet Xh. T., i cili ka qenë futbollist i U 17 i Sopotit, kishte hyrë  në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme rreth 12 muaj më parë.

Asokohe ishte vetëm 19 vjeç, u gjet i fshehur nën një mur plastik, kur policia hyri në ambientet e derës anësore të fermës së kanabisit në 7.30 të mëngjesit më 31 tetor të vitit të kaluar. Ai po priste rritjen e 154 bimëve.

Avokati i tij, Julian White, tha se klienti i tij shkoi në Mbretërinë e Bashkuar një vit më parë duke shpresuar të gjente punë si dekorues.

Ai pranoi ujitjen dhe kujdesjen për bimët e kanabisit në këmbim të ushqimit dhe një vendi për të qëndruar. Pas vuajtjes së dënimit do dëbohet nga Britania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat