I ftuar në evenimentin ndërkombëtar EXPO DUBAI 2020 gazetari i njohur ndërkombëtar Nefail Maliqi ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur një sërë takimesh me komunitetin shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pos takimeve me studentë, biznesmenë e afarist të suksesshëm sot është pritur në Abu Dhabi edhe nga ambasadori shqiptar Ermal Dredha, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe z.Ermal Dredha me publicistin dhe gazetarin ndërkombëtar nga Presheva në Gjenevë, Nefail Maliqin kanë biseduar pos marrdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe EBA edhe për Expo Dubai-2020 si dhe për rolin e diasporës shqiptare numri i të cilëve sillet rreth 3000 sish.
Me ambasadorin shqiptar z. Dredha biseduan edhe për rolin e mediave në avancimin e proceseve demokratike me synime proevropiane dhe euroatlantike.
Zoti Dredha ka falënderuar autoritet e Emirateve për kontributin në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit tonë, sidomos rreth projektit kolosal me investimet për ndërtimin e Durrësit.
Z. Dredha me gazetarin Maliqi nga Gjeneva kanë folur edhe për rolin e diasporës shqiptare të cilët i quajti ambasador të imazhit të kombit dhe zhvillimin e vendit.
Njëkohësisht Ambasadori ne Emiratet e Bashkuara Arabe ka vlerësuar larte rolin e gaztës zvicerane në shqip Le Canton27.ch që po promovon suksese të mërgimtarëve tanë në Zvicër, Evropë dhe Emirate.. si dhe angazhimin e gazetarit Maliqi në ngritjen dhe sensibilizimin e Shqipërisë, Kosovës dhe çështjes së Luginës së Preshevës si dhe asaj mbarë shqiptare në arenën ndërkombëtare.