Emanuela Brahja, 11-vjeçarja shqiptare që u përplas për vdekje nga një automjet përpara shtëpisë së saj në provincën Campodarsego në Itali, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.
Në ceremoni morën pjesë qindra qytetarë.
Mësuesit kishin thurur një poezi për vogëlushen, ndërsa shokët e klasës lëshuan në qiell disa balona të verdha.

Ngjarja ka tronditur thellë familjarët e vogëlushes, babanë e saj Agronin, nënën Esmeraldën, motrën, vëllanë dhe të gjithë komunitetin shqiptar.
Prifti famullitar i Campodarsego, Don Enrico Piccolo,u përfshi nga emocione të forta dhe për një moment iu desh ta ndalonte predikimin.