Vijojnë ende kërkimet për kapjen e Kristjan Mëhillin, 27-vjeçarin shqiptar i cili u arratis nga burgu i Vercellit, në Itali natën e Vitit të Ri.
Në mediat italiane është bërë me dije se Sekretari i Përgjithshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece se arratisja e shqiptarit ishte e paralajmëruar.
‘Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa, si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e të cilëve bëri që të ndodhte kjo arratisje’- tha ai, shkruan Fan Page.
Kujtojmë se Kristjan Mehilli u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri, duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut.
Mëhilli së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë, teksa ishin pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.