Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për përndjekje të vazhdueshme ndaj ish gruas së tij dhe një burri tjetër të cilin e konsideronte shkak për përfundimin e marrëdhënies me ish partneren e tij.
Sipas mediave italiane ai i kërcënonte vazhdimisht në rrjetet sociale përmes fotove dhe mesazheve shantazhuese.
Ai u kishte disa dalë disa herë përpara në rrugë duke i sharë dhe kërcënuar ndërsa kishte bërë edhe gjestin e prerjes së fytit, një shenjë e hapur e kërcënimit për vrasje.
Pas disa kohësh, shqiptari kishte tentuar dy herë ta përplaste mikun e ish-partneres së tij me makinë.