Më 2 korrik të vitit 2001, në qytetin Univeristar As të Norvegjisë, me iniciativë të bashkatdhetarit,
krijuesit, gazetarit e veprimtarit Imri Trena, filloi punën radioja në gjuhën shqipe "Zëri i Arbërit".
Është medium i parë shqip, i themeluar në një radiostacion regjional norvegjez, Radio Follo.
Ky medium shquhet në botën shqiptare për program serioze dhe që nga fillimi e gjer më tani është radio
që mbron vlerat tona të çmuara. Emiton 24 orë program ditor prej të cilave nga 4-5 orë drejtpërdrejtë për
çdo ditë prej orës 20-24:00 duke krijuar kështu në arkivin 21vjeçar të zërit shqip me bashkëpunëtor edhe përtej Atlantikut, Australi e Zelandë e Re.