Gjykata e Arezzo-s ka lënë të lirë Sandro Mugnai, i cili vrau me pushkë fqinjin shqiptar Gëzim Dodoli mbrëmjen e 5 janarit.
Shqiptari u vra teksa po prishte me ekskavator shtëpinë e tij. Gjykatësi nuk ka dhënë masë sigurie ndaj 53 vjeçarit duke argumentuar se nuk ka rrezik arratisje apo përsëritje të krimit.
Italiani argumentoi para gjykatësit se mbrojti familjen e tij që ishte në rrezik për jetën nga shembja e mundshme e çatisë së shtëpisë.
Në mbrëmjen e 5 Janarit, italiani mori pushkën e gjuetisë që mbante rregullisht dhe qëlloi në drejtim të Gezim Dodolit me origjinë shqiptare, i cili ndodhej në kabinën e mjetit mekanik me kovën që çante murin e banesës.