Të shtunën në Vjenë të Austrisë do të mbahet panairi i bizneseve shqiptare, hapja zyrtare e të cilit do të bëhet në ora 10:00.
Në eventin tashmë tradicional, punën e tyre do ta prezantojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë në Austri duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etj.
Sivjet në panair do të marrin pjesë edhe rreth 30 kompani nga Kosova, tri nga Shqipëria, tri nga Lugina e Preshevës dhe tri nga Maqedonia e Veriut, të cilat njëherësh do të realizojnë B2B takime dhe vizita ne Austri.
Ardhjen e kompanive nga Kosova e mundësojnë Projekti Kosovo Compete nga USAID dhe organizata GERMIN, thuhet në një njoftim për media.