Produkte që pretendojnë të jenë shqiptare, por prodhohen në Serbi!

Diaspora

Produkte që pretendojnë të jenë shqiptare, por prodhohen në Serbi!

Nga: Bota sot Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 21:12
Foto e derguar nga qytetari

Një qytetar shqiptar që jeton në Zvicër, ka bërë një paralajmërim në redaksinë tonë. Ai ka treguar për disa produkte që shiten në Zvicër që përshkruhen në gjuhën shqipe, por që realisht janë nga Serbia ose Bullgaria.

Ja lajmërimi i plotë i tij:

Jetoj në Zvicër dhe shpesh shohim produkte në gjuhën shqipe, por që janë prodhuar në Serbi ose Bullgari. Shumë produkte nga kompania Maestral pretendojnë se janë shqiptare, por në të vërtetë janë nga Serbia, Bullgaria ose vende të tjera, por jo nga trojet shqiptare. Disa produkte nuk e tregojnë qartë vendin e origjinës, derisa të lexosh detajet e paketimit. Në foto mund të shihni speca që shiten në një dyqan turk, Alima, në Pratteln të Zvicrës. Ndërsa fasulja shitet në Coop, një kompani shumë e madhe në Zvicër.

Ka edhe me shum produkte tjerbnga kjo kompania www.maestral.ch

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat