Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor

Diaspora

Tragjike në Itali, 18-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor

Më: 21 janar 2025 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Lajmi i humbjes tragjike të dy të rinjve në aksidentin e rëndë në Vignola, Itali, ka trishtuar komunitetin e Marano sul Panaro dhe më gjerë.

18-vjeçar shqiptar, Idris Kreshpaj, dhe një 24-vjeçar maroken, Rida Sidrine ndërruan jetë mbrëmë pas një aksidenti të rëndë rrugor. Dy të rinjtë ishin miq të ngushtë dhe jetonin pranë njëri-tjetrit në Marano.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur makina e tyre, një Citroen C3, u përmbys dhe u përplase me gardhin e një shtëpie.

Një shok tjetër i tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin Maggiore në Bolonja, ndërsa dy të rinjtë e tjerë kanë pësuar fraktura, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Bashkia e Marano sul Panaro ka shprehur ngushëllimet e saj dhe ka qëndruar pranë familjeve dhe të afërmve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat