Noka me shqiptarët në Belgjikë: Diaspora është shpresa për ndryshim

Diaspora

Noka me shqiptarët në Belgjikë: Diaspora është shpresa për ndryshim

Më: 26 janar 2025 Në ora: 16:04
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka mbajtur një fjalim përpara shqiptarëve në Belgjikë. Noka tha se situata në Shqipëri është emergjente.

Ai shtoi se diaspora është shpresa për ndryshim. Noka nënvizoi se duhet votuar kundër qeverisë të drejtuar nga kryeministri Rama, me qëllim “që Shqipëria të integrohet në Europë”.

Flamur Noka: Diaspora është shpresa për ndryshimin, për ta kthyer Shqipërinë drejt Europës, rrugë që është ndërprerë nga regjimi narko-trafikant i Edi Ramës. Situata në Shqipëri është emergjente.

Ne sot në Shqipëri kemi një narko-regjim. Ne nuk kemi një kryeministër, siç ka çdo vend i Europës, ne kemi një narko-kryeministër dhe kemi narko-qeveri. Kemi një njeri që vetëm ka mashtruar.

Kemi një njeri, që largoi për 10 vite 1.1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre.

Kemi në krye një njeri që ka si qëllim ta shkatërrojë e shpopullojë Shqipërinë, që vendi ynë të kthehet në tokë të djegur për shqiptarët dhe tokë pjellore për krimet e George Soros. Rama ka shkatërruar shëndetësinë, rendin e sigurinë. Drejtori i Policisë shqiptare sot është përfaqësues i mafies. Çdo premtim në fushatë, Rama e kishte mashtrim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat